Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

5.Nuhi ﷺ është i dërguari i parë

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gshi

www.perlatmuslimane.com

I pari prej tyre ishte Nuhi ﷺ

Shpjegimi

Ky është mendimi i saktë. Nuk është dërguar asnjë i dërguar para Nuhit ﷺ. Me anë të kësaj ne gjejmë gabimin në të cilin historianët kanë rënë, kur thonë se Idrisi ﷺ ishte para Nuhit.

Allahu (te ala) thotë:

”Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhin dhe profetët pas tij.” 4:163

Në “Sahih el-Bukhari” transmetohet në hadithin e Enes bin Malikut (radijAllahu anhu) lidhur me ndërmjetësimin;

“Profeti ﷺ ka përmendur se njerëzit do të shkojnë tek Ademi ﷺ që ai të ndërmjetësojë për ta. Ai ﷺ, nga ana tjetër, do të justifikojë veten dhe u thotë atyre: “Shkoni tek Nuhi ﷺ. Ai është i dërguari i parë që Allahu e ka dërguar.”

Sipas Kuranit, Sunnetit dhe konsensusit, Nuhi ﷺ ishte i dërguari i parë që nuk është paraprirë nga askush.

Nuhi ﷺ është një nga pesë të dërguarit të cilët ishin të vendosur dhe durimtarë në qëllimet e tyre, ata janë Muhammedi ﷺ, Ibrahimi ﷺ, Musai ﷺ, Nuhi dhe Isai ﷺ. Allahu (Te ala) i ka përmendur këta pesë së bashku në dy vende në Kuran. Në suren “El-Ahzab” dhe në surën “Esh-Shura”.

Shpërndaje: