Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

5.Pesë shtyllat e Islamit

Iman Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Ta’lim-us-Sibjan Et-Teuhid
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shahadeti ”La ilahe ilAllah” do të thotë se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut.

Allahu -te ala- ka thënë:

وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ إِنَّنِي بَرَاء مِّمَّا تَعْبُدُونَ إِلَّا الَّذِي فَطَرَنِي فَإِنَّهُ سَيَهْدِينِ وَجَعَلَهَا كَلِمَةً بَاقِيَةً فِي عَقِبِهِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ

“Kujto kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: “Në të vërtetë, unë jam larg atyre që i adhuroni ju në vend të Atij që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në rrugën e drejtë.” Ez-Zukhruf, 43:26-28

Dëshmia se duhet ta falim namazin dhe ta paguajmë zekatin janë fjalët e Allahut -te ala-:

وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاء وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ

“E nuk qenë të urdhëruar për diçka tjetër përveçse që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.El-Bejjineh, 98:5

Gjëja e parë që Allahu e thotë në ajet është se duhet adhuruar vetëm Atë dhe se duhet qëndruar larg nga idhujtaria. Gjëja kryesore që Allahu ka urdhëruar është që vetëm Ai të adhurohet dhe gjëja më e keqe që Ai ka ndaluar është që dikush tjetër përveç Tij të adhurohet. Allahu ka urdhëruar që të falemi dhe të paguajmë zekatin. Kjo është gjëja më madhështore në fe, ndërsa të gjitha dispozitat e tjera janë në pasim të saj.

Dëshmia se duhet agjëruar janë fjalët e Allahut -te ala-:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ أَيَّامًا مَّعْدُودَاتٍ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ فَمَن تَطَوَّعَ خَيْرًا فَهُوَ خَيْرٌ لَّهُ وَأَن تَصُومُواْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ

”O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. Agjërimi zgjat disa ditë, por nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar (e nuk agjëroi), le të agjërojë më vonë aq ditë. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por agjërimi juaj është më i dobishëm për ju, veç sikur ta dinit. Muaji i Ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kurani që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar.” El-Bekare, 2:183-185

Dëshmia se duhet të kryejmë haxhin janë fjalët e Allahut -te ala-:

وَلِلّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلاً

“Për hir të Allahut vizita e Qabes është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo.” Al-Imran 3:97

Shpërndaje: