Shejkh Abdus-Selam bin Berxhas
Burimi: el-Mu’takad es-Sahih
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1.Besimi në Allahun
Besimi në Allahun përfshinë pranimin e Teuhidit-Rububijeh, Teuhid-ul-Uluhijeh dhe Teuhid el-Esma ues-Sifat, siç u përmend tashmë.
2.Besimi në engjëjt
Besimi në engjëjt është të besohet në ekzistencën e tyre, në emrat dhe cilësitë e tyre të përmendura. Ai (te ala) ka thënë:
”I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij.” 2:285
”Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah
lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson
Allahut, Ditës së Gjykimit, engjëjve, librit, profetëve.” 2:177
Në ”Sahihun e Muslimit” transmeton Umer bin el-Khatabi (radijAllahu anhu) hadithin e tij të gjatë lidhur me pyetjet të cilat Xhibrili ia bëri profetit ﷺ në lidhje me imanin, besimin. Ai ﷺ u përgjigj kështu:
”Imani është të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit, ditën e fundit dhe të besosh në kaderin, të mirën dhe të keqën në të.”
Allahu (te ala) i përshkroi ata në Librin e Tij në këtë mënyrë:
”Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej dhe në tokë! E ata që janë pranë Tij (engjëjt), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadeti) monoton. Ata e lartësojnë (Allahun) natë e ditë dhe nuk mërziten.” 21:19-20
”Dhe thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka lindur bir.” Larg saj qoftë
madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm. Ata nuk flasin derisa të ketë folur Ai, ata veprojnë me urdhrin eTij.” 21:26-27
Allahu (te ala) thotë:
”S’ka dyshim se engjëjt që janë pranë Zotit tënd nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.” 7:206
Pra, engjëjt janë robër dhe janë krijesa madhështore të Allahut të Lartësuar. Ata nuk meritojnë që t’u drejtohet ndonjë prej prej llojeve të adhurimeve. Allahu (te ala) ka thënë:
”Dhe, (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: ”A këta ishin që vetëm juve ju adhuronin? Ata (engjëjt) thonë: ”I pa të meta je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Përkundrazi, ata adhuronin xhinët; shumica e tyre besonin në ta.” 34:40-41
”As nuk do t’ju urdhëronte të merrni engjëjt ose profetët për zota. A mos vallë do t’ju urdhërojë të mohoni pasi që ju jeni muslimanë?” 3:80
Në ”Sahihun e Muslimit” transmetohet nga Aishah (radijAllahu anha) se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Engjëjt janë krijuar nga drita, xhinët janë krijuar nga zjarri dhe Ademi u krijua nga ajo që u është përshkruar.”
Prej formës së tyre është se ata kanë krahë. Disa prej tyre kanë nga dy palë krahë, disa kanë tre palë, të tjerët katër palë dhe kështu me radhë. Allahu (te ala) ka thënë:
”E tërë lavdia i përket Allahut, Krijuesit të qiejve dhe të tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë, e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe profetëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet Allahu është i Plotfuqishëm për çdo send.” 35:1
Në ”Sahih el-Bukhari”, është transmetuar nga Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) se:
”Profeti ﷺ e pa se Xhibrili kishte gjashtëqind krahë.”
Allahu (te ala) u dha atyre mundësinë për t’u shfaqur në forma të bukura. Për shembull, Xhibrili (alejhi selam) iu shfaq Merjemes në pamjen e njeriut më të mirë. Gjithashtu ata u shfaqën në pamjen e dy mysafirëve të nderuar, kur vizituan Ibrahimin (alejhis-salatu ues-selam) në të njëjtën mënyrë siç bënë kur ata i erdhën Lutit (alejhis-selam) për të ndëshkuar popullin e tij dhe të ngjashme.
Allahu i qortoi idhujtarët të cilët pretendonin se engjëjt janë bijat e Allahut, Allahu është larg nga ajo që shtypësit thonë. Ai (te ala) ka thënë:
”Dhe thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka lindur bir.” Larg saj qoftë
madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm. Ata nuk flasin derisa të ketë folur Ai, ata veprojnë me urdhrin eTij. Allahu e di çfarë ka para tyre dhe çfarë ka pas tyre dhe ata nuk mund të ndërhyjnë përveç për ata me të cilët Ai është i kënaqur, duke qëndruar me nderim nga frika e Tij.” 21:26-28
Pastaj Allahu (te ala) tha lidhur me engjëjt:
“Tani pyeti ata (Kurejshët, o Muhammed): “A për Zotin tënd janë vetëm bijat dhe për ta bijtë?” Apo Ne i krijuam engjëjt femra duke qenë ata dëshmitarë? Nuk ka dyshim që është shpifja e tyre (e paganëve Kurejshë) që thonë: “Allahu ka lindur (engjëjt janë bijat e Allahut)?!” A paska zgjedhur Ai bijat përmbi bijtë? Ç’keni! Si gjykoni? A nuk do të përkujtoni, pra? Apo keni argument të qartë? Silleni atëherë librin tuaj nëse jeni të drejtë!” 37:149-157
Më tej Ai, duke i treguar fjalët e tyre, thotë:
”Nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrën, pozitën) e vet të njohur. Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim). Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se Ai ka të meta).” 37:164-166
Njëri prej tyre është Xhibrili (alejhis-selam). Ai i është i ngarkuar me shpalljen. Ai (te ala) ka thënë:
”Thuaj: ”Kush është armik i Xhibrilit është armik i Allahut, e ai me urdhrin e Allahut e zbriti Kuranin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët.” 2:97
Profeti ﷺ e pa atë në luginë, gjashtëqind krahët dhe madhësia e tij e madhe e mbulonte horizontin. Pastaj ai e pa atë në qiell natën e Miraxhit. Allahu (te ala) ka thënë:
”Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër. E ka parë tek Sidretul Munteha. Që pranë saj është xhenetul Me’ua (kopsht strehimi).” 53:13-1
Këto dy herë janë të vetmet herë që ai ﷺ e pa atë në këtë formë. Ndërsa lidhur me herët e tjera, ai u shfaq në formën e njeriut që zakonisht ishte në formën e Dihjeh el-Kelbit. Allahu (te ala) tha për Xhibrilin:
”S’ka dyshim se Kurani është thënie e të dërguarit fisnik që e pranoi prej Zotit. Që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i arshit. Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik. Nuk është i marrë shoku juaj (Muhammedi)! Ai (Muhammedi) e ka parë qartë Xhibrilin në horizont.” 81:19-23
Ndër ta është Mikaili. Ai është përgjegjës për reshjet dhe për shpërndarjen e tyre atje ku e urdhron Allahu. Imam Ahmedi transmeton nga Enesi se profeti ﷺ i tha Xhibrilit:
”Pse kurrë nuk e kam parë Mikailin duke qeshur?” Ai tha: ”Mikaili nuk ka qeshur që kur u krijua zjarri.”
Allahu (te ala) tha për Mikailin:
”Kush është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është kafir), Allahu pa dyshim është armik i kufarëve.” El-Bekare 2:98.
Ndër ta është edhe Israfili. Ai është përgjegjës për t’i fryrë borisë (surit) në të cilën ai do të fryj tri herë pas urdhërit të Zotit të tij (azze ue xhel); fryerja e frikësimit, fryerja e vdekjës dhe fryerja për ngritjen në këmbë para Zotit të krijesave. Këta tre engjëj janë ata të cilët janë përmendur gjatë lutjes së tij ﷺ në fillim të namazit të natës, ku ka thënë:
”O Allah, Zoti i Xhibrilit, i Mikalilit dhe Israfilit. Krijuesi i qiejve dhe i tokës. Ti e di gjithë atë që është e fshehur dhe e dukshme. Ti do të gjykoshë në mes të robërve të Tu në të gjitha mospajtimet e tyre. Na udhëzo në të drejtën me lejen Tënde, rreth së cilës do të kishim mosmarrëveshje. Vërtet, Ti e udhëzon në rrugën e drejtë atë që dëshiron.”
Në ”Sunnenin e Nesait” transmetohet nga Aishah (radijAllahu anha) se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”O Allah, Zoti i Xhibrilit, i Mikalilit dhe Israfilit. Kërkoj strehim tek Ti nga nxehtësia e zjarrit dhe nga dënimi i varrit.”
Gjithashtu edhe engjëlli i vdekjes (Melekul Meut) është një prej tyre. Ai është përgjegjës për të marrë shpirtrat. Ai (te ala) ka thënë:
“Thuaj: ”Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.” 32:11
Pos kësaj, ekzistojnë engjëj që janë përgjegjës për mbrojtjen e njeriut në të gjitha situatat e tij; në shtëpi, në udhëtime, në gjumë dhe duke qenë i zgjuar. Ai (te ala) ka thënë:
”Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën. Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e Allahut e ruajnë atë. Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur Allahu vendos ta ndëshkojë një popull, Atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.” 13:10-11
Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) interpretoi fjalët e Tij (te ala) ”e ruajnë atë” si më poshtë:
”Engjëjt që e mbrojnë atë nga para dhe nga prapa. Dhe vërtetë, kur të vijë kaderi i tij, ata e braktisin atë.”
Engjëjt e tjerë janë shkruesit e ndershëm. Ata shkruajnë veprat e mira dhe të këqija të robërve. Ai (te ala) ka thënë:
”Por padyshim që mbi ju janë ruajtësit (melekët e caktuar me përgjegjësi për njerëzit) për t’ju vëzhguar ju. Të nderuarit që shkruajnë veprat tuaja. Ata dinë gjithçka që ju veproni.” 82:10-12
Ai ﷺ ka thënë:
”Në shtëpinë e banuar në qiell ecin – dhe në një formulim tjetër ”e falin namazin”- çdo ditë shtatëdhjetë mijë engjëj të cilët hyjnë dhe pastaj kurrë më nuk kthehen.”
Ai që e mohon ekzistencën e engjëjve është kafir sipas konsensusit të muslimanëve, Ai (te ala) ka thënë:
”Kush nuk i beson Allahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër larg.” 4:136