Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

5.Rastet e pazakonta të ciklit mujor

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Të pazakonshmet e ciklit janë disa llojesh:

1 – Ai mund të zgjatet apo të shkurtohet. Për shembull, cikli mujor i një gruaje zgjatë gjashtë ditë, ndonjëherë mund të zgjatet në shtatë ditë, ndërsa cikli mujor i një gruaje tjetër që zgjat shtatë ditë, ndonjëherë ai mund të shkurtohet në gjashtë ditë.

2 – Ai mund të vie më herët se zakonisht apo më vonë. Për shembull, cikli mujor i një gruaje që zakonisht i vije asaj në fund të muajit, asaj mund ti vie në fillim të muajit, ndërsa cikli mujor i një gruaje tjetër që i vie zakonisht në fillim të muajit mund ti vie në fund të muajit.

Dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me këto dy raste. Mendimi i saktë është se kur ajo e sheh gjakun e saj, ai numërohet ti përket ciklit mujorë, dhe kur ai mbaron, ajo konsiderohet të jetë e pastër, pa marrë parasysh nëse cikli i saj mujor është zgjatur ose shkurtuar, ka ardhur më herë apo është vonuar. Argumentet për këtë tashmë janë përmendur në temën paraprake lidhur me dispozitat e ciklit mujor me ekzistimin e gjakut menstrual. Ky është mendimi i Imam Shafi’iut të cilin e zgjodhi Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh. Ibn Kudameh tha se ky mendim ishte i fortë dhe e mbështeti atë kur ai tha:

”Nëse cikli mujor do të kishte vlejtur sikurse mënyra e përmendur në methheb (Hanbeli), atëherë profeti do t’ia kishte qartësuar këtij umeti dhe nuk do ta kishte shtyer sqarimin, sepse nuk është e lejuar për të vonuar një sqarim kur ka nevojë për të. Gratë e tij dhe gratë e tjera kanë pasur nevojë për sqarimin në të gjitha kohërat. Ai kurrë nuk do ta kishte lënë pas dore këtë. Ai as nuk ka përmendur ciklin mujor as nuk e qartësoi se përveç në lidhje me gjakderdhjen jashtë ciklit menstrual.” 1

3 – Sekrecionet e verdha dhe të turbullta. Në këtë rast gruaja sheh një gjak të verdhë që ngjason me qelbin ose ajo sheh sekrecione të turbullta që është një përzierje mes sekrecioneve të verdha dhe të zeza. Nëse këto sekrecione vijnë në ciklin mujor ose janë të lidhura me të para se ajo të pastrohet, ato konsiderohen ti përkasin ciklit mujor dhe ndikohen nga dispozitat e tij. E nëse ato vinë pas pastrimit nga cikli, atëherë ato nuk i përkasin ciklit mujor, duke u bazuar në fjalët e Ummu Atijes, e cila thotë:

”Lëngun e verdhë dhe atë të turbullt që vjen pas menstruacioneve nuk e kemi llogaritur të jetë prej menstruacioneve.”2

Transmetuar nga Ebu Davudi me një zinxhir të saktë transmetimi. Bukhariu e transmetoi atë pa shtesën:

”… Pas ciklit mujor …” 3

Por ai e titulloi hadithin:

”Sekrecionet e verdha dhe të turbullta jashtë ciklit mujor.”

Ibn Haxheri ka thënë në shpjegimin e tij ”Fet‘h-ul-Bari ‘:

”Ai i caktoi në këtë mënyrë për të kombinuar hadithin e mëparshëm të Aishes (radijAllahu anha):

”Mos nxito derisa të sheh sekrecione transparente (të kthjellëta).”

Me hadithin e lartë përmendur të Ummu Atijjehs (radijAllahu anha) në kapitullin e kështu që hadithi i A’ishes vlen gjatë ciklit mujor, ndërsa i Ummu Atijjehs (radijAllahu anha) jashtë ciklit mujor.”

Hadith i Aishes i cili transmetohet nga Bukhari me një reduktim, megjithëse me një zinxhir të transmetimit më definitiv në kapitullin e më parshëm:

”Gratë e kishin zakon ti dërgonin asaj topa pambuku të cilat përmbanin sekrecione të verdhë pas së cilës ajo tha:

”Mos nxito derisa të sheh sekrecione trasparente (të kthjellëta).”

Menstruacionet e tejdukshme vijnë nga mitra kur cikli mujorë të përfundojë.

4 – Ndërprerjet përgjatë ciklit mujor. Kjo do të thotë se asaj i vie gjaku një ditë, kurse ditën tjetër është e pastër, kjo ka dy raste:

1 – Gruaja e përjeton gjithmonë këtë gjendje. Në këtë rast gjaku është gjakderdhje dhe ka dispozitat e gjakderdhjes.

2 – Kjo nuk i ndodhë gjithmonë; kjo ndodhë vetëm ndonjëherë dhe periudha e saj e pastër është e qartë. Dijetarët kanë mendime të ndryshme për këtë periudhë në të cilën gjaku pushon. A është gjaku i pastër apo llogaritet ti përket ciklit mujor? Sipas mendimit të saktë të methhebit Shafei kjo llogaritet t’i përket ciklit mujor. Këtë mendim gjithashtu zgjodhi Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijjeh, autori i librit ”El-Fa’ik” 5 dhe methhebi i Ebu Hanifes. Sepse sekrecionet transparente nuk shihen gjatë asaj periudhe. Dhe në qoftë se thuhet se periudha llogaritet si një periudhë e pastër, kjo do të thoshte se ajo është e rrethuar nga dy cikle mujore, të cilën askush nuk e thotë.

Po kështu, kjo do të thoshte se periudha e pritjes përfundon pas pesë ditëve. Pos kësaj do të ishte vështirë të pastruarit dhe kryerja e detyrave të tjera çdo të dytën ditë. Kjo vështirësi nuk ekziston në Sheriat dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.

Methhebi i njohur i Hanbelive është se gjaku konsiderohet si gjak menstrual, ndërsa gjaku që ka pushuar konsiderohet si një periudhë e pastër. Përjashtimi i vetëm është nëse ata së bashku tejkalojnë periudhën maksimale të ciklit mujor; në këtë rast gjaku është gjakderdhje e jo menstruacion.

Ibn Kudameh ka thënë në ”el-Mugni”:

”Mendimi që thotë se gjaku që pushon më pak se një ditë nuk llogaritet ti përket periudhës së pastër është i bazuar në transmetimin që kemi përmendur në lidhje me kohën e lehonisë. Ajo nuk duhet të merrë parasysh periudhën që është më e shkurtër se një ditë. Ky është mendimi i saktë insha-Allah. Sepse gjaku rrjedh për një kohë dhe ndërpritet në kohën tjetër. Për të detyruar pastrim nga koha në kohë është një mundim që nuk mund të jetë i vlefshëm, sepse Allahu (te ala) ka thënë:

هُوَ اجْتَبَاكُمْ وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ

”Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi.” 6

Ibn Kudameh ka thënë:

”Sipas kësaj nuk vlen periudha e pastër kur gjaku ka pushuar më pak se një ditë, për derisa nuk provohet e kundërta në mënyrë që gjaku të pushojë në fund të ciklit mujor ose që asaj ti vien sekrecione transparente.”

Mendimi i Ibn Kudames është kështu midis dy mendimeve tjera dhe Allahu e di më së miri se cili është i saktë.

5 – Tharja gjatë ciklit mujor kur ajo sheh vetëm sekrecione. Nëse kjo ndodh gjatë ciklit mujor ose lidhet me ciklin mujor para periudhës së pastër, atëherë i përket ciklit mujor. E nëse është pas pastrimit, atëherë nuk është menstruacion, sepse menstruacioni më së tepërmi lidhet me sekrecionet e verdha dhe të turbullta.


1 El-Mughni (1/353).

2 Ebu Davudi (307).

3 Bukhari (326).

4 Bukhari(19).

5 Këtë e ka përendur autori i librit ”el-Insaf”.

6 22:78.

Shpërndaje: