Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

5.Revoltimi ndaj udhëheqësit është i lidhur me namazin e tij

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Muslimi transmeton nga Ummu Selemeh -radijAllahu anha- se profeti ﷺ ka thënë:

”Ju do të keni udhëheqës, për disa gjëra do të pajtoheni me ta dhe për disa gjëra nuk do të pajtoheni. Ai që pajtohet me gjërat e mira është pastruar, ndërsa që i qorton të këqijat ka shpëtuar. Problemi është tek ai që kënaqet dhe pason (në çdo rast).”

Ata thanë: ”O i dërguari i Allahut! A të mos i luftojmë ata?”

Ai u përgjigj: ”Jo, përderisa e falin namazin.” Muslimi (1854).

Ai gjithashtu transmetoi nga Auf bin Maliku -radijAllahu anhu- i cili tregoi se profeti ﷺ ka thënë:

”Liderët tuaj më të mirë janë ata që ju duan dhe që ju i doni dhe ata që luten për ju dhe ju luteni për ta. Dhe liderët tuaj më të këqij janë ata që ju urrejnë dhe që ju i urreni, dhe ata që ju i mallkoni dhe që ju mallkojnë.”

I thanë atij: ”O i dërguari i Allahut! A të mos i largojmë ata me anë të shpatës?”

Ai tha: ”Jo, përderisa ata e falin namazin mes jush.” Muslimi (1855).

Këto dy hadithet e fundit dëshmojnë se pushtetarët duhet të kundërshtohen dhe luftohen nëse ata nuk e falin namazin. Nuk është e lejuar për të kundërshtuar dhe për luftuar kundër pushtetarëve nëse ata nuk bëjnë kufër të qartë, për të cilin kemi argument nga Allahu -te ala-.

Ubadeh Bin es-Samit -radijAllahu anhu- ka thënë:

”Profeti ﷺ na thirri dhe i premtuam besnikërinë atij dhe se do ta dëgjojmë dhe do t’i bindemi në fuqi dhe dobësi, në kamje dhe në varfëri, edhe kur dikujt i jepet prioritet para neve dhe se nuk do t’i kontestojmë pushtetarët përderisa nuk shohim mosbesim të qartë për të cilin kemi argument nga Allahu.” Bukhari (7055) dhe Muslimi (1709).

Kjo do të thotë se mungesa e namazit tek pushtetari, me të cilin profeti ﷺ e lidhi revoltën kundër tyre, është një argument prej Allahut për mosbesimin e tyre të qartë.

Shpërndaje: