Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

5.Të gjitha kafshët në det janë të lejuara për t’i ngrënë

Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Hadithi dëshmon që të gjitha kafshët e detit janë të lejuara edhe pse ekuivalentët e tyre në tokë do të ishin të ndaluara. Megjithatë, kafshët e detit nuk janë të ndaluara madje edhe kafshët e vetë ngordhura janë të lejuara.

Allahu (te ala) ka thënë:

أُحِلَّ لَكُمْ صَيْدُ الْبَحْرِ وَطَعَامُهُ مَتَاعًا لَّكُمْ وَلِلسَّيَّارَةِ

“Gjahu dhe ushqimi në det u është lejuar, si kënaqësi për ju dhe për udhëtarët.” El-Maideh, 5:96

Peshkimi i referohet asaj që nxirret nga deti i gjallë. Kurse ushqimi nga deti i referohet asaj që është e vetë ngordhur. Kështu e interpretoi Abdullah bin Abbasi -radijAllahu anhu- këtë ajet.

Pra, nëse ju gjeni një peshk të vetë ngordhur në sipërfaqe ose të cilin uji e ka nxjerrë në breg, atëherë të lejohet ta hash atë. Kjo është e lejuar sipas fjalës së profetit . Disa ekspertë thonë se të gjitha krijesat në tokë kanë ekuivalentin e tyre në oqean. Jeta shtazore në oqean madje është edhe më e pasur (se ajo në tokë). Ka peshk të ngjashëm me njerëzit, nëse e sheh një peshk të tillë mendon se ke parë një njeri? Disa peshq i ngjajnë lopëve. Çdo gjë në tokë ka një ekuivalent në det. Të gjitha kafshët e egra në oqean, janë të lejuara për t’i ngrënë qofshin të gjalla apo të vdekura.

Shpërndaje: