Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: el-Irhab, fq. 12-14
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
4 – Veprimet që kryhen nga grupe të armatosura të cilët pretendojnë se janë në xhihad dhe synojnë një kthim në legjislacionin Islam duke vrarë disa, plaçkitur disa të tjerë, terrorizuar familjet dhe komunitetet, dhe duke shkatërruar komplekset dhe objektet e tilla si aeroportet dhe shkollat janë një shembulli i terrorizmit të frikshëm dhe të mbuluar (në emër të xhihadit) si dhe janë krime të urryera e të rënda.
Sikurse këta njerëz që quajnë vetet e tyre me emra të ndryshëm pohojnë se ata janë të ditur dhe japin fetva që lejon vrasjen e pushtetarëve, duke përfshirë edhe njerëzit që heshtin në lidhje me mëkatet e tyre në pushtet dhe nuk rebelohen kundër tyre, ti kishin dhënë rëndësi përhapjes së Islamit. Ata duhet të përhapin besimin Islam, adhurimin, ligjin civil, moralet, sjelljet dhe rregullat e mirësjelljes në mesin e njerëzve në nevojë dhe të bëjnë më të mirën që munden. Ata duhet të marrin metodologjinë e tyre nga Kurani fisnik dhe mënyrën e të jetuarit nga sunneti autentik. Kjo është ajo që ata duhet të bëjnë para se të ngrenë armët e tyre kundër njerëzve, t’i terrorizojnë rrugët e tyre dhe të shkundin sigurinë dhe stabilitetin e tyre. Veprimi i tyre është një abuzim, padrejtësi dhe armiqësi por ata thonë se ata e bëjnë këtë për legjislacionin Islam dhe mirëqenien e umetit Islam. Në këtë mënyrë ata denigrojnë Islamin e vërtetë. Ata i’a hapin rrugën fyerjes. Ata i’a hapin rrugën armiqëve të Islamit dhe të muslimanëve në mbarë botën. Ata thonë se Islami ynë i mrekullueshëm është barbarë, i padrejtë, ekstrem dhe terrorist. Ata përfshijnë të gjithë muslimanët dhe i quajnë ata terroristë dhe ekstremistë. Ata nuk respektojnë asnjë nga të drejtat e njeriut. E gjitha kjo varet nga pasojat e një thirrje të keqe. Njerëzit duhet të thirren në një mënyrë korrekte dhe në mënyrë të përcaktuar që është në përputhje me metodologjinë e qartë të dërguarve dhe të profetëve.
Këta njerëz janë pa dyshim të devijuar në trajtimin e tyre ndaj njerëzve, pavarësisht nga niveli i tyre. Në përgjithsi askush nuk kursehet nga e keqja e tyre. Të vetmit që kursehen janë ata që lidhen pas organizatave sektare dhe aktiviste që shkatërrojnë pa ndërtuar, shkatërrojnë shumë pa përmirësuar.
Shumë prej dijetarëve Selefi dhe muslimanëve të mençur dhe të kuptueshëm i kanë thirrur ata dhe i kanë paralajmëruar për veprat e tyre të këqija që i bëjnë në emër të thirrjes Islame. Ata vrasin, plaçkisin dhe sulmojnë të ndaluarën edhe nëse të cenuarit do ishin nasara (të krishterë). Ata manipulojnë të rinjtë naiv për t’i nxitur. Si pasojë, ata përfundojnë në burgje, pa i sjellë asgjë thirrjes së vërtetë sepse ata nuk vepruan drejtë.
Ndodh që ata akuzojnë personin që u’a do të mirën dhe e di se si duhet thirrur në Islam, e akuzojnë se ai punon për shtetin, bënë kompromise, është frikacak, injorant lidhur me çështjet aktuale dhe injoron shqetësimet e Islamit dhe muslimanëve. Njerëz të tillë nuk dëgjojnë. Nuk i’a vlen që t’i këshillosh ata. Ata janë sikurse poeti ka thënë:
Ti do të ishe dëgjuar nëse e kishe thirrur një të gjallë
por atë që po e thërret është i vdekur
Nëse ajo të cilës i fryve do të ishte zjarr ajo të kishte ndriçuar
por ti po frynë në hi
Marrëdhëniet e tyre me dijetarët dhe dashamirësat dhe të urtit, të ndershëmit dhe të sinqertit janë sikurse poeti ka thënë:
Qëndrimi i budallait ndaj dijetarit
është sikurse qëndrimi i dijetarit ndaj budallait
Njëri qëndron larg nga tjetri
dhe tjetri qëndron edhe më larg nga i pari
Unë mund të them se në qoftë se të gjithë të kishin thirrur në Islam në të njëjtën mënyrë si selefët të cilët pasuan profetët dhe të dërguarit, Allahu i kishte bërë shumë njerëz që të konvertohen në Islam vullnetarisht dhe me kënaqësi:
فِطْرَةَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا
”Fitratell-llahi (Islamin e pastër të Allahut me të cilin Ai ka krijuar njerëzimin.” 1
Por këta njerëz kanë zgjedhur një rrugë tjetër nga ajo që pasohej nga dijetarët e selefit dhe pasuesve të tyre. Ata nuk kanë arritur asgjë nga ajo për të cilën ata janë përpjekur aq shumë. Vetëm Allahu i di motivet, qëllimet dhe synimet e tyre. Rasti i tyre nuk është i ndryshëm me fjalët e poetit:
A po e shpreson shpëtimin pa udhëtuar në rrugën e tij?
Sepse varka nuk lundron në tokë
1 Er-Rum 30:30.