Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

50.Arsyetim i kotë në lidhje me fotografitë

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Jo shumë larg tyre vijnë ata që bëjnë dallimin midis vizatimeve dhe fotografive. Sipas këtyre fotografitë nuk janë punim njerëzore sepse procesi ka të bëjë vetëm me fotografi të palëvizshme. Ky është arsyetimi i tyre.

Sipas tyre nuk është njeriu ai që qëndron pas gjithë punës dhe gjithë përpjekjes që kërkohet që kjo pajisje të prodhojë një fotografi për një çast (shumë të shkurtër) që zakonisht mund të zgjasë disa orë. Sipas tyre nuk është personi ai që drejton kamerën, përqendrohet në shënjestër, i siguron kamerës një rrotull filmi, prodhon fotografin në një dhomë të errët dhe vepron gjithçka tjetër lidhur me këtë veprim për të cilën nuk kam dije. Sipas këtyre njerëzve asgjë nga këto nuk është punim njerëzor.

Ebul-Uafa Deruish mori përsipër të refuzonte dhënësin e fetvas së Arabisë Saudite, shejkhun fisnik Muhamed bin Ibrahim, ku shejkhu e bëri të qartë se fotografi duhet të bëjë njëmbëdhjetë veprime të plota për të prodhuar fotografin. Megjithëkëtë, Ebul-Uafa Deruishi tha pa hezitimin më të vogël:

“Këto fotografi nuk janë aspak vepra njerëzore.”

Bazuar në të menduarit e tyre duhet të lejohet të varet në mur një portret i fotografuar, por jo një portret i vizatuar. A keni parë qëndrime të ngjashme të kota pa kurrfarë argumenti lidhur me tekstet e Kuranit dhe sunnetit? Unë personalisht nuk mund të kujtoj asgjë që të kujton këtë kotësi të cilën e thanë disa prej Dhahirive më parë në lidhje me hadithin:

“Askush të mos urinojë në ujin e ndenjur, që nuk rrjedh.”1

Ata thanë:

“Ajo që është e ndaluar është të urinosh direkt në ujin e ndenjur (që nuk rjedh). Ndërsa nuk ndalohet urinimi në një enë dhe pastaj të derdhet ajo urinë në atë ujë.”

Kështu ata thanë edhe pse uji ndotet në të dy rastet. Qëndrimi i kotë pa kurrfarë argumenti ndaj teksteve fetare i bëri ata të keqkuptojnë tekstet.


1 Hadithi i plotë Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- transmeton se profeti ﷺ ka thënë:

“Askush të mos urinojë në ujin e ndenjur, që nuk rrjedh, e pastaj të lahet në të.”

Ndërsa tek Muslimi: “Askush të mos pastrohet në ujin që nuk rrjedh përderisa është xhunub.”

Shpërndaje: