Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

50.Arua e verbuar

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.100-101

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

8 – Umer bin Muhammed transmeton nga babai i tij se Seid bin Zejd (bin Amr bin Nufejl) (radijAllahu anhu) i tha:

”Arua (bintu Unejs, e bija e Unejsit) debatoi me të për një copë tokë dhe Seid bin Zejdi i tha asaj: ”Lëre tokën dhe pretendimin tënd për të pasi unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut  që ka thënë:

“Ai që merr padrejtësisht një copë tokë sa një pëllëmbë, në ditën e kijametit do t’i mbështillen të 7 tokat rreth qafës së tij.”

Pastaj thashë: ”O Allah! Nëse ajo gënjen, merrja shikimin asaj dhe bëj që varri i saj të jetë në tokën e saj.” Më pas, e pashë atë se si ecte e verbër, duke u mbështetur me duar nëpër mur dhe duke thënë:

“Jam goditur nga lutja e Seid bin Zejdit.” Një ditë, ndërsa ajo ishte duke ecur në tokën e saj, ajo ra në një pus dhe ai u bë varri i saj.” 1

1 Muslimi (1610) dhe Ebu Jala në “Musned”. Them: Ky ether është refuzim për ata që thonë se fytyra e gruas është auret dhe se nuk lejohet të zbulohet asgjë prej saj. Vetëm se ata kanë thënë që pjesa më e bukur te gruaja janë sytë dhe nëse ajo është e verbër, atëherë tek ajo nuk mbetet më bukuri, dhe në këtë rast nuk ngelet vend për fitne për burrat e huaj. U themi atyre se përveç faktit që mënyra juaj e të argumentuarit bie ndesh me hadithin, a mos vallë ju jeni të verbër?!

Ky argumentim është i dobët tek ne pasi pse atëherë ju keni kushtëzuar që përveç grave që janë të verbra, tek gratë e tjera kushtëzoni që ato duhet të jenë të mbuluara me nikab ndërkohë që ato (sipas jush) mund të zbulojnë pjesën më të bukur (e që janë sytë)?!

Shpërndaje: