Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1 – I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”O Amr! Sa e mrekullueshme është pasuria e drejtë e një njeriu të drejtë.”
2 – Në këtë transmetim profeti ﷺdeklaron se lejohet grumbullimi i pasurisë me kusht që të sigurohesh që ajo të jetë e lejuar dhe që të përmbushësh të drejtat e pasurisë. Është e qartë se pasuria e drejtë përmendet së bashku me burrin e drejtë sepse lejohet grumbullimi i të hollave në qoftë se ato nuk janë të ndaluara. Pastaj personi duhet të përmbushë të drejtat e Allahut lidhur me këtë pasuri.
3 – Kajs bin Asim i tha bijve të tij kur ai ishte në shtratin e vdekjes:
”Ki dhe fito para! Ato e karakterizojnë njeriun bujar. Ai që ka para nuk ka nevojë për të mallkuarin. Unë iu paralajmëroj që të lypni nga njerëzit! Lypja është furnizimi i fundit i njeriut.”
4 – Megjithatë, ajo që i sjell dobi më së shumti njeriut në të dy jetët është devotshmëria dhe veprat e mira.
5 – I mençuri është i detyruar që në rini të punoj për të përmbushur nevojat e tij sikurse diçka që kurrë nuk e lë atë dhe ta korrigjojë fenë e tij sikurse të jetë diçka të cilën nuk mund ta bëjë nesër. Marrëdhënia e tij me pasurinë duhet të jetë në mënyrë që ai të mund të jetojë, të mbroj veten dhe të përfitojë prej saj në jetën tjetër dhe ta kënaq Krijuesin e tij. Varfëria është më e mirë se pasuria e ndaluar. Personi i pasur dhe i pa vlerë është më i keq se qeni.
6 – Muhammed bin el-Munkadir ka thënë:
”Pasuria është ndihmë e mirë për devotshmërinë.”
7 – Ez-Zubejri ka thënë: ”Umer bin el-Khatabi kaloi pranë Muhammed bin Meslemeh që qëndronte duke mbjellë pemë të vogla.
Ai i tha: ”O Ibn Meslemeh! Çfarë bën?”
Ai u përgjigj: “Ti po e sheh, veprojë kështu që të mos kam nevojë për të tjerët.”
8 – Abdan ka thënë: ”Hyra te Abdullah bin el-Mubarak i cili ishte ulur dhe qante.
I thashë: ”O Ebu Abdurr-Rrahman! Pse po qan?”
U përgjigj: ”Më ka humbur një send.”
I thash: ”Po qanë për një send?”
Ai tha: ”Ajo mbështet fenë time.”
9 – Një nga njerëzit më të lumtur është personi i cili përmbahet kur është i pasur dhe është i lumtur kur është i varfër. I varfëri detyrohet që ta braktis drojën. Varfëria shkatërron intelektin dhe dinjitetin e njeriut. Ajo largon dijen dhe etikën. Varfëria është pothuajse mosbesim. I varfëri është gjithmonë i dyshimtë. Ai është i prirë ndaj gjitha sprovave. Përjashtimi i vetëm është i varfëri që ka zemër të devotshëm dhe të kënaqur (me kaderin).
10 – Ejubi ka thënë: ”Ebu Kilabeh më tha:
”O Ejub! Rri në tregun tënd. Vëllezërit e tu do të vlerësojnë përderisa nuk ke nevojë për ta.”
11 – Nuk ka cilësi që është e lavdërueshme te i pasuri përveçse e njëjta cilësi është e dënueshme te i varfëri. Nëse i varfëri është i butë, thuhet se ai është budalla. Nëse i varfëri është i mençur, thuhet se ai është dinak. Nëse i varfëri është gojëtar, thuhet se ai flet pa lidhje. Nëse i varfëri është i zgjuar, thuhet se ai është brutal. Nëse i varfëri hesht, thuhet se ai është injorant. Nëse i varfëri është i kujdesshëm, thuhet se ai është frikacak. Nëse i varfëri është i ditur, thuhet se ai është i pamatur. Nëse i varfëri është bujar, thuhet se ai është shkapërderdhës. Nëse i varfëri është kursimtarë, thuhet se ai është koprrac.
12 – Pasuritë më të këqija janë ato që janë fituar në mënyrë të ndaluar dhe janë shpenzuar në mënyrë të ndaluara. Ekzistenca dhe jo-ekzistenca e pasurisë nuk varet nga durimi dhe shtegdaljet. Ato varen nga shpërndarja dhe dhurimi i Krijuesit të Gjithëdijshëm.
13 – Ka’b ka thënë:
”Personi i parë që bëri monedha ari dhe argjendi ishte Ademi ﷺ. Ai tha: ”Nuk mund të jetohet pa këto të dyja.”