Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

50.Isai ﷺ nuk do të zbresë si profet, por ripërtëritës i këtij sheriati

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 64

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

43 – Të gjitha pretendimet për profeci pas tij janë vetëm devijim dhe pasim i epshit.

Shpjegimi:

Kjo tashmë është sqaruar. Të gjitha pretendimet për profeci pas tij ﷺ janë mosbesim dhe të pavërteta. Sepse nuk vjen asnjë profet pas profetit tonë Muhammed ﷺ. Madje as Isai ﷺ nuk do të vijë si profet dhe i dërguar ose me sheriat të re. Ai do të vijë që ta ripërtërijë fenë e të dërguarit të Allahut ﷺ, ta pasojë atë dhe të gjykojë në bazë të ligjit Islam.

Shpërndaje: