“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

50.”Por, pasi Ai u dhuron pasardhës të shëndoshë e të mirë, ata të dy i veshin Allahut ortakë në lidhje me atë që u kishte dhënë. Por Allahu është shumë lart nga ato që ia veshin Atij si ortakë!”

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 148-150
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

فَلَمَّا آتَاهُمَا صَالِحاً جَعَلاَ لَهُ شُرَكَاء فِيمَا آتَاهُمَا فَتَعَالَى اللّهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ

“Por, pasi Ai u dhuron pasardhës të shëndoshë e të mirë, ata të dy i veshin Allahut ortakë në lidhje me atë që u kishte dhënë. Por Allahu është shumë lart nga ato që ia veshin Atij si ortakë!” El-A’raf, 7:190

Ibn Hazmi ka thënë:

”Dijetarët janë pajtuar se emrat që tregojnë se personi i emëruar është rob i dikujt tjetër e jo i Allahut janë të ndaluar. Shembuj të emrave të tillë janë ”Abdu Umer (rob i Umerit)” dhe ”Abdul-Ka’bah (rob i qabes).” Përjashtimi i vetëm është ”Abdul-Mutalib.”

2 – Ibn Abbasi -radijAllahu anhu- ka thënë në lidhje me këtë ajet:

”Kur Ademi kreu marrëdhënie intime me Hauanë, ajo mbeti shtatzënë. Pastaj u erdhi Iblisi atyre dhe u tha: ”Jam unë që ju nxora nga xheneti. Mu bindni mua ose unë do t’i vendos fëmijës brirët e cjapit me të cilat do ta shpojë barkun kur të dalë jashtë, dhe do të bëj këtë dhe atë. Shejtani i frikësoi ata dhe i urdhëroi që t’ia vënë emrin fëmijës “Abdul-Harith (rob i kultivuesit të tokës)”. Ata refuzuan që t’i binden dhe fëmija lindi i vdekur. Pastaj ajo mbeti shtatzënë për herë të dytë dhe Iblisi iu erdhi atyre përsëri dhe ua tha të njëjtën gjë. Ata refuzuan që t’i binden dhe fëmija lindi i vdekur. Pastaj ajo mbeti shtatzënë për herë të tretë dhe Iblisi u erdhi atyre përsëri dhe ua tha të njëjtën gjë. Ata nga dashuria për të pasur fëmijë u dorëzuan dhe e emërtuan fëmijën me emrin ”Abdul-Harith”. Kjo është domethënia e fjalëve të Tij -te ala-:

فَلَمَّا آتَاهُمَا صَالِحاً جَعَلاَ لَهُ شُرَكَاء فِيمَا آتَاهُمَا

”Por, pasi Ai u dhuron pasardhës të shëndoshë e të mirë, ata të dy i veshin Allahut ortakë në lidhje me atë që u kishte dhënë. Por Allahu është shumë lart nga ato që ia veshin Atij si ortakë!” El-A’raf, 7:190

Transmeton Ibn Ebi Hatim, Ahmedi (20129) dhe Tirmidhi (3077). I dobët sipas Albanit në ”Da’if-ul-Xhami (4769)”.

3 – Ibn Ebi Hatim po ashtu transmetoi me një zinxhir të saktë transmetimi nga Katadeh i cili ka thënë:

”Ata i bën ortak Allahut në bindje e jo në adhurim.”

(Ky transmetim është i dobët sipas Ibn Kethirit dhe imam Albanit).

4 – Ibn Ebi Hatim po ashtu transmetoi me një zinxhir të saktë transmetimi nga Muxhahidi i cili tha në lidhje me fjalët e Tij -te ala-:

لَئِنْ آتَيْتَنَا صَالِحاً لَّنَكُونَنَّ مِنَ الشَّاكِرِينَ

“Nëse na dhuron pasardhës të shëndoshë, do të jemi vërtet mirënjohës!” El-A’raf, 7:189

”Ata kishin frikë se fëmija nuk do të ishte njeri.”

Ai përmendi të njëjtën domethënie nga Hasani, Seidi dhe të tjerët.

Shpjegimi:

Autori dëshiron të qartësojë se është e ndaluar dhe e pa ligjshme emërtimi me emra që tregojnë se i emërtuari është rob i dikujt tjetër përveç Allahut. P.sh. nuk lejohet emërtimi me emrat Abdun-Nebij, Abdul-Ka’bah ose Abdul-Husejn. Lejohet vetëm emërtimi me emrat që tregojnë se i emërtuari është rob i Allahut sikurse emrat Abdurr-Rrahman dhe Abdullah. Allahu qortoi atë që e bënë këtë dhe tha:

فَلَمَّا آتَاهُمَا صَالِحاً جَعَلاَ لَهُ شُرَكَاء فِيمَا آتَاهُمَا

“Por, pasi Ai u dhuron pasardhës të shëndoshë e të mirë, ata të dy i veshin Allahut ortakë në lidhje me atë që u kishte dhënë.” El-A’raf, 7:190

Ky është qortim i atij që emërton me emra të tillë. Konteksti është rreth Ademit dhe Hauasë që iu bindën shejtanit dhe e emërtuan fëmijën e tyre me emrin ”Abdul-Harith”. Të tjerët mendojnë se bëhet fjalë për një grup të izraelitëve. Megjithatë, konteksti nuk tregon fare për këtë. Është në fakt sikurse Ibn Abbasi dhe të tjerët nga selefët kanë thënë. Ata dy ranë në mëkat.

Profetët mund të bien në mëkate të vogla, thonë dijetarët. Është gjithashtu e mundur se ata besuan se veprimi ishte i ligjshëm prandaj vepruan kështu. Ata pra nuk e dinin se veprimi ishte i ndaluar. Së pari ata e urryen veprimin dhe pastaj ranë në pëshpëritjet dhe dëshirën e shejtanit. Allahu e ka bërë të qartë përmes të dërguarit të Tij  se kjo është e ndaluar. Kjo ndalesë ndërlidhet me sheriatin e Muhammedit  i cili është sheriati gjithëpërfshirës. Ndërsa sheriatet e mëparshme kanë gjëra që janë të lejuara për ne dhe gjëra që janë të ndaluara.

Ibn Hazmi ka thënë:

”Dijetarët janë të pajtuar se emrat që tregojnë se personi i emërtuar është rob i dikujt tjetër e jo i Allahut, janë të ndaluar. Shembuj të emrave të tillë janë ”Abdu Umer” dhe ”Abdul-Ka’bah ”. Përjashtimi i vetëm është ”Abdul-Mutalib.”

Arsyeja se ky emër është i përjashtuar nga ndalesa është se i dërguari  e pranoi atë dhe nuk e ndryshoi. Përndryshe sahabiu Abdul-Mutalib bin Rabi’ah quhej kështu, kjo është për shkak se ky emër në parim tregon se ai është skllav. Ata e quajtën Shejbe bin Hashimin për ”Abdul-Mutalib skllavi i Mutalibit” sepse ata mendonin se ai ishte skllav i Mutalibit kur e panë se sa e zezë ishte fytyra e tij pas një udhëtimi. El-Mutalibi ishte në fakt xhaxhai i tij. Ky emër është pranuar në Islam ndryshe nga emrat e tjerë të ngjashëm.

3 – Ibn Ebi Hatim po ashtu transmetoi me një zinxhir të saktë transmetimi nga Katadeh i cili ka thënë:

”Ata i bën ortak Allahut në bindje e jo në adhurim.”

Nga injoranca iu bindën shejtanit në këtë çështje. E gjithë kjo temë ka të bëjë me përsosjen e teuhidit dhe përuljen para Allahut dhe për të parandaluar çdo gjë që shpie në idhujtari.

I dërguari  tha:

”Unë jam djali i Abdul-Mutalibit.”

Ky është njoftim mbi një emër të mëparshëm. Në këtë rast kjo lejohet për shkak se ai ishte i njohur me këtë emër. E njëjta gjë vlen edhe për emrat ”Abdu Menaf” dhe ”Abdu Amr” nëse ata përmenden me qëllim informimi.

Shpërndaje: