Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

50.Lutja është adhurim

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Lutja është adhurim

Nëse ai thotë: ”Unë nuk e adhurojë askë tjetër pos Allahut dhe të kërkosh mbrojtje tek njerëzit e mirë dhe t’u lutesh atyre, nuk llogaritet adhurim”, duhet t’i thuash atij: ”A e pranon se Allahu të urdhëroi që sinqerisht t’ia kushtosh adhurimin Atij dhe ky është obligimi yt ndaj Tij?”

Nëse ai thotë: ”Po”, duhet t’i thuash atij: ”Më shpjego këtë adhurim me të cilin je urdhëruar që sinqerisht ta adhurosh vetëm Allahun, e cila është obligimi yt ndaj Tij!” Nëse ai nuk e di se çka është adhurimi apo llojet e tij, duhet t’ia qartësosh atë atij duke thënë se Allahu (te ala) thotë:

“Lutjuni Zotit tuaj me përulje dhe në vetveten tuaj. Vërtet Ai nuk i do ata që i kalojnë kufinjtë.” 7:55

Shpjegimi

Nëse personi thotë se ai nuk i adhuron ata sikurse e adhuron Allahun (azze ue xhel) dhe se kjo nuk konsiderohet të jetë idhujtari që t’i drejtohet atyre dhe t’i lutet atyre, ky konsiderohet të jetë një dyshim. Thuaj atij se Allahu e ka urdhëruar atë që ta adhuron vetëm Atë sinqerisht. Nëse ai e pranon këtë, ti duhet ta pyesësh se çfarë do të thotë që ta adhurosh vetëm Atë sinqerisht. Ose ai e di, ose ai nuk e di. Nëse ai nuk e di, shpjegoja se t’i lutesh njerëzve të mirë dhe t’i drejtohesh atyre është një mënyrë e adhurimit.

Shpjegoja llojet e ndryshme të adhurimit dhe tregoi se Allahu thotë:

“Lutjuni Zotit tuaj me përulje dhe në vetveten tuaj. Vërtet Ai nuk i do ata që i kalojnë kufinjtë.” 7:55

Lutja është adhurim. Nëse është kështu, atëherë është idhujtari që t’i lutesh dikujt tjetër përveç Allahut. Bazuar mbi këtë, është vetëm Allahu që ka të drejtë që t’i lutemi, ta adhurojmë dhe të shpresojmë në Të.

Shpërndaje: