Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

51.Ai i cili i lutet një profeti të vdekur ai e ka adhuruar atë

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Thuaj atij: ”Nëse je dakord se ky është adhurim dhe i lutesh Allahut ditë e natë, me frikë dhe shpresë, dhe pastaj në vështirësi i lutesh një profeti apo dikujt tjetër; atëherë a e ke adhuruar dikë tjetër pos Allahut?” Ai detyrohet të thotë: ”Po.”

Shpjegimi

Pasi t’ia kesh shpjeguar se lutja është adhurim dhe ai është dakord me ty, duhet t’i thuash:

”A nuk e ke adhuruar dikë tjetër pos Allahut nëse bjen në një vështirësi dhe i lutesh Allahut (te ala) dhe pastaj i lutesh një profeti apo dikujt tjetër për të njëjtën gjë?” Ai detyrohet të thotë: ”Po.” Është e pamundur për t’i ikur këtij fakti.

Thuaj gjithashtu: Nëse e di fjalën e Allahut: “Dhe falu për Zotin tënd, dhe vetëm për të ther kurban”, dhe nëse i bindesh Allahut në këtë dhe ther kurban për Të, a konsiderohet ky një ibadet? Patjetër të thotë: “Po”.

Thuaj: atëherë pra nëse ther kurban për një krijesë, profet apo xhin etj., a i ke bërë Allahut shirk në këtë ibadet? Patjetër që duhet ta pranoj këtë.

Shpërndaje: