Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

50.Dhënia ushqim familjes së të vdekurit

Imam Muhamed bin Muhamed el-Hanbeli el-Menbaxhi

Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq.109-110

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Furnizimi me ushqim familjes së të vdekurit është prej tipareve të mira të Sheriatit, të cilën profeti (salAllahu alejhi ue selem) e kumtoi. Familja e të vdekurit nuk duhet të mirret me përgatitjen e ushqimit për njerëzit. Në të kundërtën. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i urdhëroi njerëzit që ti furnizojnë me ushqim familjen e të vdekurit. Kjo është një nga karakteret dhe tiparet më fisnike. Kjo ua lehtëson gjendjen familjes së të vdekurit dhe ua forcuar zemrat e tyre. Fatkeqësia e tyre i ka angazhuar dhe larguar nga përgatitja e ushqimit për veten e tyre. Çfarë të themi që ata t’u përgatisin ushqim të tjerëve dhe të kujdesen për ta? Familja e të vdekurit pushon në dy mënyra kur ata furnizohen me ushqim:

E para: Ata duhet të preokupohen me të vdekurin, ta përgatitin atë, ta pastrojnë, ta qefinosin atë, t’ia falin namazin e xhenazes, ta bartin dhe ta varrosin. Kjo është e mjaftueshme për ta që të mos kenë nevojë të merren me njerëz të tjerë.

E dyta: Ata nuk shpenzojnë. Kjo ia lehtëson familjes së të vdekurit. Sot shpenzohen shumë të holla para se të varroset i vdekuri. Prandaj, dy humbje nuk duhet të bashkohen.

Ka argumente nga Sunneti për të furnizuar me ushqim familjen e të vdekurit, pavarësisht nëse i ndjeri ishte në udhëtim apo në qytetin e tij, dhe pavarësisht nëse pasuria shkon në humbje apo jo. Ka përgëzim për atë që e furnizon familjen e të vdekurit me ushqim. Ai që e bën këtë e pason Sunnetin e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe i nënshtrohet urdhrit të tij. Imam Ahmedi transmetoi në Musnedin e tij përmes Abdullah bin Xhaferit (radijAllahu anhu) i cili tha:

“Kur lajmi se Xhaferi (radijAllahu anhu) ishin vrarë ishte përhapur, profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:

Përgatisni ushqim familjes së Xhaferit sepse atyre u ka ndodhur diçka që i preokupon ata.”

Transmeton Ahmedi (6/266), Ebu Daudi (3132) dhe Tirmidhi (998) i cili tha se hadithi është hasen.

Është transmetuar se Abdullah bin Ebi Bekr tha:

“Ky Sunnet ka ekzistuar tek ne derisa disa e braktisën atë.”

Shpërndaje: