Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 151
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
1 – Allahu -te ala- ka thënë:
وَلِلّهِ الأَسْمَاء الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا وَذَرُواْ الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَآئِهِ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
“Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj lutjuni Atij me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për çfarë kanë vepruar.” El-A’raf, 7:180
Ibn Ebi Hatim transmetoi se Ibn Abbasi -radijAllahu anhu- ka thënë lidhur me këtë ajet:
وَذَرُواْ الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَآئِهِ
“…dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij.”
Do të thotë: “Ata bëjnë shirk.”
Shtrembërimi i emrave të Allahut mund të jetë shirk në dy raste:
1- Kur ato përngjasohen me emrat e krijesave.
2- Kur ato përdoren për të emërtuar idhuj.
Ai gjithashtu ka thënë:
”Ata e emërtuan el-Latin nga emri Ilah, dhe el-Uzza nga emri El-Aziz.”
2 – El-A’mesh ka thënë
“Shtrembërim i emrave të Allahut është që ta thërrasësh Atë me emra që nuk i përkasin Atij.”
Shpjegimi:
1 – Allahu -te ala- ka thënë:
وَلِلّهِ الأَسْمَاء الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا وَذَرُواْ الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَآئِهِ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
“Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj lutjuni Atij me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për çfarë kanë vepruar.” El-A’raf, 7:180
Allahu -te ala- e qartësoi se emrat e Tij janë të bukur dhe se ata emra nuk kanë ndonjë mangësi. Ata janë të përsosur dhe përbëhen nga kuptime madhështore. Allahu përshkruhet me ta në madhështinë e Tij. Atij i lutemi me ato emra duke përfshirë: ”O Mëshirues, “i Plotfuqishëm”, “O Falës, më fal”, dhe kështu me radhë.”
Që emrat e Tij të shtrembërohen do të thotë devijim nga e vërteta dhe se me to thërritet dikushj tjetër përveç Allahut. Po ashtu personi që adhuron dikë tjetër përveç Allahut bëhet kafir për shkak të veprimit të tij. E njëjta gjë vlen edhe për atë që shtrembëron emrat e Tij duke devijuar nga e vërteta dhe të thotë se ato nuk kanë asnjë domethënie. Këtë e thonë Xhehmitë që mohojnë emrat dhe cilësitë e Allahut, dhe Mutezilitë të cilët mohojnë cilësitë e Tij. Ata i shtrembërojnë emrat dhe cilësitë e Allahut dhe devijojnë nga e vërteta.
Ka dy lloje të devijimit:
Ateizëm i madh: Në këtë bien kufarët.
Ateizëm i vogël: Në të bien disa musliman kur ata nuk i nënshtrohen të vërtetës plotësisht. Ata humbasin përsosjen e Islamit dhe besimit aq sa shtrembërojnë dhe devijojnë nga e vërteta.
2 – El-A’mesh ka thënë
“Shtrembërim i emrave të Allahut është që ta thërrasësh Atë me emra që nuk i përkasin Atij.”
Ky është një lloj i shtrembërimit, të emëruarit Allahun me emra për të cilët nuk është shpallur ndonjë argument.
Një tjetër shtrembërim janë emërtimet e idhujve të tyre el-Lat i cili është formuar nga emri i Allahut, “Ilah”, dhe el-Uzza i cili është formuar nga emri i Allahut, “El-Aziz”.
Edhe mëkatet janë një devijim por më i vogël (nuk janë dalje nga feja). Ai që e mohon Allahun ose e adhuron dikë tjetër bie në devijim të madh (del nga feja).