Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

51.Lart në afërsinë e Tij, afër në lartësinë e Tij

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 77-79

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Prej këtij besimi është që të besosh se Allahu është afër dhe i përgjigjet lutjeve. Ai bashkoi këto dyja dhe tha:

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ

”E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet.”1

Profeti ﷺ u tha shokëve të tij që i luteshin Allahut me zëra të lartë:

”O njerëz! Qetësohuni! Ju nuk po i luteni dikujt që është i shurdhër ose që mungon. Ju po i luteni Atij që dëgjon, sheh dhe është afër. Me të vërtetë Ai të Cilit po i luteni është më afër jushë sesa qafat e shtazëve tuaja (kur jeni hipur mbi to).” 2

Afërsia dhe shoqërimi i Tij që përmenden në Kuran dhe në sunnet nuk bien në kundërshtim me argumentet që tregojnë se Ai është lartë (mbi arsh). Sepse askush nuk i përngjason cilësive të Tij (subhaneh). Ai është i lartë në afërsinë e Tij, afër në lartësinë e Tij.

Shpjegimi

Autori (rahimehullah) sqaroi se nga besimi në Allahun, në emrat e Tij dhe në cilësitë e Tij është të besosh se Ai (subhanehu ue te ala) është afër dhe i përgjigjet lutjeve. Se Ai është lartë dhe mbi arsh nuk kundërshton atë se Ai është gjithashtu afër dhe i përgjigjet lutjes. Ai në të vërtetë është i lartë në praninë e Tij, afër në lartësinë e Tij siç tha autori. Ai (subhanehu ue te ala) është afër dhe i përgjigje lutjes dhe Ai është i Larti dhe Më i Larti. Ai është mbi arsh, mbi qiejt dhe mbi të gjitha krijesat. Prandaj Allahu (te ala) tha:

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ

”E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet.”

Allahu (subhaneh) është afër me atë që i lutet Atij dhe Ai i përgjigjet robërve të Tij kur është urtësi që të bëhet kjo.

Po ashtu profeti ﷺ tha:

”O njerëz! Qetësohuni! Ju nuk po i luteni dikujt që është i shurdhër ose që mungon. Ju po i luteni Atij që dëgjon, sheh dhe është afër. Me të vërtetë Ai të Cilit po i luteni është më afër jshë se sa qafat e shtazëve tuaja (kur jeni hipur mbi to).”

Fakti se Ai (subhaneh) është lartë dhe mbi arsh nuk e kundërshton atë se Ai është gjithashtu afër dhe i përgjigjet lutjes së atij që lutet. Ai dëgjon lutjet dhe i përgjigjet shpejt, Ai është afër dhe i përgjigjet lutjes. Është përmendur në shumë ajete Kuranore; Ai dëgjon sekretet dhe atë që është edhe më e fshehur. Asgjë nuk është e fshehur për Të (xhele ue ala). E njëjta gjë thuhet në hadithe.

Ajo që Ai ka thënë për lartësinë e Tij nuk e kundërshton atë që Ai ka thënë për fuqinë e Tij dhe për shoqërimin e Tij. Ai është me robërit e Tij me diturinë dhe urtësinë e Tij:

هُوَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ يَعْلَمُ مَا يَلِجُ فِي الْأَرْضِ وَمَا يَخْرُجُ مِنْهَا وَمَا يَنزِلُ مِنَ السَّمَاء وَمَا يَعْرُجُ فِيهَا وَهُوَ مَعَكُمْ أَيْنَ مَا كُنتُمْ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ

”Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi arsh. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngrihet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, Allahu është Gjithëvëzhgues për gjithçka që ju punoni.” 3

Allahu (subhanehu ue te ala) është me robërit e Tij besimtarë dhe të devotshëm me dijeninë e Tij, me mbrojtjen e Tij, me vëzhgimin e Tij dhe me mbështetjen e Tij. Çdo musliman duhet të besojë se Allahu dëgjon dhe është afër dhe lartësmi i Tij mbi arsh nuk e kundërshton afërsinë e Tij me robërit e Tij, dhe aftësinë për të dëgjuar lutjet e tyre. Allahu (xhele ue ala) dëgjon dhe është afër, Ai është i Lartë dhe i Fuqishëm:

وَلاَ يَؤُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ

“Dhe Ai nuk e ka të rëndë kujdesjen ndaj tyre. Ai është i Larti, Madhështori!” 4

إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُهُ

”Tek Ai ngrihet fjala e mirë dhe puna e drejtë e lartëson atë (fjalën e mirë).’’ 5


1 El-Bekare 2:186.

2 Bukhari (2992) dhe Muslimi (2704).

3 El-Hadid 57:4.

4 El-Bekare 2:255

5 El-Fatir 35:10.

Shpërndaje: