Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

51.Ogurzeza dhe parashikimi (fundi i librit)

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

190 – I dërguari i Allahut ka thënë:

لا عدوى ولا طيرة ولا هامة ولا صفر ، ويعجبني الفأل ، قيل يا رسول الله : وما الفأل ؟ قال : الكلمة الحسنة يسمعها الرجل

“Sëmundja nuk ngjitet e as shenja ogurzeza. Më të vërtetë e admiroj optimizmin.” I thanë: “O i dërguari i Allahut, çfarë është optimizmi?” Tha: “Fjala e mirë të cilën e thotë njeriu.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi nga Ebu Hurejra.

191 – Në një transmetim thuhet:

كان رسول الله صلى الله عليه و سلم يعجبه الفأل

“Të dërguarit të Allahut ﷺ i pëlqente optimizmi.”

Autentik. Transmeton Ibn Hibani nga Ebu Hurejra dhe Ahmedi nga Aishah med zinxhirë të mirë transmetimesh.

192 – I dërguari i Allahut ka thënë:

رأيت في منامي كأني في دار عقبة بن رافع ، و أتينا من رطب ابن طاب ، فأولت الرفعة في الدنيا ، و العاقبة لنا في الآخرة ، و أن ديننا قد طاب

“Kam parë ëndërr sikur të isha në shtëpinë e ‘Ukbe bin Rafi’. Dikush na solli hurma të llojit Ibn Tiib[1]. Ndërsa unë e interpretova se, krenaria na takon neve në këtë botë dhe përfundimi i mirë në ahiret. Dhe se feja jonë është e mirë dhe e plotë.”

Transmeton Muslimi.

193 – Kur jemi tek ogurzeza me anë të zogjve, Mu’avijeh bin el-Hakem (radijallahu anhu) ka thënë: “I thash të dërguarit të Allahut : O i dërguar i Allahut, prej nesh ka njerëz të cilët mbështeten në ogurzezat e ndryshme!”

I dërguari i Allahut tha:

ذلك شيءٌ تجدونه في صدوركم فلا يصدنكم 

“Kjo është çfarë ju ndjeni në brendi! Prandaj, mos t’ju largoj (nga mbështetja në Allahun dhe largohuni prej kësaj).”

Transmeton Muslimi.


[1] Lloj i hurmave të Medinës.

Shpërndaje: