Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

50.Vrasja e Ubej bin Khalefit

Imam Ibn Kethir Ed-Dimeshkij (v. 774) 
El-Fusul fi Sirat-ir-Resul, fq. 60-61
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ndërsa muslimanët ishin strehuar në malin e Uhudit, Ubej bin Khalef, armiku i Allahut, arriti pranë të dërguarit të Allahut ﷺ. Ai kalëronte një kalë të quajtur Aud dhe ishte betuar më herët se do ta vriste profetin ﷺ. I shëmtuari i lig e kishte kërcënuar publikisht: “Unë do të hip mbi kalin tim dhe do ta mbys Muhamedin!”

Kur iu afrua mjaftueshëm, i dërguari i Allahut ﷺ mori një shtizë nga El-Harith bin Es-Simah dhe e goditi atë në klavikulë. I mallkuari u largua i rrënuar. Kur arriti te mushrikët, ata e ngushëlluan, duke i thënë se plaga nuk ishte vdekjeprurëse.

Ai iu tha: “Betohem në Allahun, nëse ajo që ndiej unë tani do t’u ndodhte të gjithëve në vendin e Dhul-Mexhez, do të vdisnin. Ai më tha se do të më vriste!”

Dhe ashtu ndodhi. Ai vdiq nga plagët e tij gjatë rrugës për në Mekë. Allahu e mallkoftë atë.

Shpërndaje: