Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

52.Idhujtarët adhuruan hyjni të tjerë për hirë të ndërmjetësimit

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Thuaj atij gjithashtu: “A adhuronin idhujtarët – në mesin e të cilëve është shpallur Kurani – engjëjt, njerëzit e mire, el-Latin dhe të tjerët?” Ai do të thotë: “Po.” Thuaji atij: “A u adhuruan ata me diçka tjetër përveç se me lutje, therje, lutje për mbrojtje dhe të ngjashme? Përveç kësaj, ata besuan se këta janë robërit e Tij, nën fuqinë e Tij dhe se Allahu është Ai që kontrollon rendin, por se ata iu lutën atyre dhe iu drejtuan atyre për shkak se ata posedojnë një pozitë të lartë dhe ndërmjetësim – dhe kjo është shumë e qartë.”

Shpjegimi

Me anë të kësaj autori (rahimehullah) kalon në një kërkesë tjetër e cila tashmë është kërkuar. Ai e pyet kundërshtarin nëse idhujtarët adhuruan engjëjt, të drejtët, el-Latin dhe të tjerët. Ai është i detyruar të thotë: “Po.” Pastaj ai ia shtron atij një pyetje të dytë dhe thotë: “A u adhuruan ata me diçka tjetër përveç adhurimit, therjes së kurbanit, lutjes për mbrojtje dhe të ngjashme?” Ata e dinin se ata ishin robër të Allahut, nën fuqinë e Tij dhe se Allahu është Ai që kontrollon rendin. Megjithatë, ata iu lutën atyre dhe iu drejtuan për shkak se ata posedojnë një pozitë të lartë dhe ndërmjetësimin e cila është përmendur dhe kjo është pikërisht ajo në të cilën kundërshtari ka rënë plotësisht.

Shpërndaje: