Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

52.Revoltimi ndaj pushtetarit musliman është i ndaluar

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 424

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

“Ata që rebelohen kundër pushtetarit muslimanë rreth të cilëve njerëzit janë të bashkuar dhe kanë pranuar kalifatin e tij, pavarësisht mënyrës së arritjes, me kënaqësi ose me dhunë, ka përçarë muslimanët dhe ka kundërshtuar transmetimet nga i dërguari i Allahut ﷺ. Nëse kryengritësi vdes në atë gjendje, ai vdes vdekjen e kohës pagane.”

Shpjegimi

Ibn Umeri (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Ai që vdes pa besatim ndaj pushtetarit të tij, vdes vdekjen e kohës pagane.” 1

“Ai që kundërshton vdes vdekjen e kohës pagane.” 2

Pra rebelimi është i ndaluar. Ibn Umeri (radijAllahu anhu) e ka thënë këtë gjatë kalifatit të Jezidit. Ju e dini gjendjen e Jezidit, pavarësisht kësaj, Ibn Umeri besoi se personi i cili revoltohet kundër tij shkel besatimin dhe vdes vdekje të kohës pagane.


1 Muslimi (1851).

2 Muslimi (1848).

3 Muslimi (1851).

Shpërndaje: