Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

53.Dallimi në mes të ndërmjetësimit të lejuar dhe atij të ndaluar

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nëse ai thotë: ”A e mohon ndërmjetësimin e profetit ﷺ dhe distancohesh prej tij?” Ti duhet t’i thuash: ”Unë as nuk e mohoj atë, e as nuk distancohem prej tij. Profeti ﷺ është ndërmjetësues dhe shpresoj që të marr ndërmjetësimin e tij ﷺ, por i gjithë ndërmjetësimi i takon Allahut.

Ai (te ala) ka thënë:

”Thuaj: ”I tërë ndërmjetësimi i përket Allahut.” 39:44

Shpjegimi

Do të thotë në qoftë se ky idhujtarë të pyet nëse ti e mohon ndërmjetësimin e profetit ﷺ. Ai e thotë këtë për të detyruar që të thuash se është e lejuar që t’i lutesh profetit ﷺ që të ndërmjetësojë për ty tek Allahu. Atëherë thuaj atij se ti as nuk e mohon këtë ndërmjetësim, e as nuk heqë dorë prej tij. Megjithatë, ky ndërmjetësim i përket Allahut. Ai është që e lejon që profeti ﷺ të ndërmjetësojë, kur Allahu dëshiron dhe për kë të dojë.

Allahu (te ala) ka thënë:

”Thuaj: ”I tërë ndërmjetësimi i përket Allahut.” 39:44

Shpërndaje: