Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

53.I mençuri dhe dhuratat

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Është obligim të pranosh dhuratën kur të jepet. Nuk lejohet refuzimi i saj. Pastaj duhet të shpërblejë për të nëse është e mundur dhe të falënderojë për të. I rekomandoj vëllezërit që t’i japin dhurata njeri tjetrit. Ky veprim sjell dashuri dhe largon grindjet.

2 – Abdul-Malik bin Rifa’ah el-Fehmi ka thënë:

”Dhurata është magji e qartë.”

3 – Aban ka thënë:

”El-Hasan bin Amarah mësoi se el-A’mash e kishte fyer atë. Si rezultat i kësaj ia dhuroi një rrobë atij. Pas kësaj el-A’mash e kishte zakon të fliste mirë për të.

Njerëzit i thanë: ”Si është e mundur që së pari ta fyesh dhe pastaj ta lavdërosh atë?”

Ai tha: ”Khejthemeh më tregoi se Ibn Mesudi ka thënë:

”Zemrat janë krijuar me natyrshmërinë për të dashur atë që sillet mirë ndaj tyre dhe të urrejnë atë që sillet keq ndaj tyre.”

4 – Ibn Sirin ka thënë:

”Ata e kishin zakon t’i dhuronin njëri-tjetrit monedha argjendi në pjatë.”

5 – I mençuri është i obliguar të përdor gjëra që janë të përshtatshme për kohën dhe të jetë i kënaqur me kaderin. Ai nuk duhet të dëshiroj diçka tjetër përveç asaj që i është dhuruar si furnizim. Nëse posedon një gjë të pavlerë nuk duhet të mos e japë atë si lëmoshë vetëm sepse ajo nuk ka vlerë te ai. Ajo qe më së paku mund të themi është se veprimi i tillë përbëhet nga koprracia. Kushdo që nënvlerëson diçka madje as nuk e dhuron atë.

6 – El-Esma’i ka thënë:

”Shkuam në shtëpinë e Kahmas i cili na dhuroi njëzet e pesë hurme të kuqe dhe të papjekura. Pastaj tha: ”Ky është mundi i vëllait tuaj, dhe nga Allahu kërkohet ndihmë.”

7 – Mejmun ka thënë:

”Kushdo që dëshiron vëllezër pa gabime duhet të shoqërohet me të vdekurit në varret e tyre.”

8 – Is’hak bin Ibrahim ka thënë:

”I është thënë el-Mugireh bin Shu’behs: ”Çfarë është ajo që ende e shijon?”

Ai u përgjigj: ”Shijojë nga dhuratat të cilat ia dhurojë vëllezërve.”

E pyetën: ”Kush e ka jetën më të mirë?”

Ai u përgjigj: ”Ai nga i cili të tjerët jetojnë (i furnizon ose iu dhuron atyre).”

E pyetën: ”Kush e ka jetën më të keqe?”

Ai u përgjigj: ”Ai nga i cili askush nuk jeton.”

Shpërndaje: