Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

54.Dy rekate para vdekjes

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)

Burimi: el-Fusul fi Sirat-ir-Resul, fq. 63-64

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Në vitin e 4 të muajit Safer në betejën e Uhudit, ai e dërgoi një ekspeditë për në Rexhië ,pasi që fiset Adhal dhe Karah ia kishin kërkuar këtë të dërguarit të Allahut dhe thanë se tek ata ka njerëz që kanë hyrë në islam. Sipas Ibn Is’hakut, ai dërgoi gjashtë vetë. Sipas el-Bukharit ishin dhjetë, kjo është e saktë sipas Ebul-Kasim es-Suhajlit.

Ai caktoi si prijës të tyre Marthad bin Ebil-Ghanaui (radijAllahu anhu). Midis tyre ishte Khubejb bin Adi. Kur ata së bashku arriten në Rexhië, që ishte një burim uji i fisit të Hudhejlit në periferi të Hixhazit, i tradhëtuan ata dhe kërkuan nga Hudhhejli që t’i sulmojë. Ata erdhën, i rrethuan dhe vranë shumicën e tyre. Hubejb bin Adi dhe një burrë i quajtur Zejd bin ed-Dathinah u kapën dhe më pas u shiten në Mekë. Arsyeja për këtë ishte se ata të dy kishin vrarë paganët e Kurejshëve në betejën e Bedrit. Hubejbi (radijAllahu anhu) mbeti në burg deri sa ata ranë dakord për ta vrarë atë. Ata e nxorën atë në Ten’im për ta kryqëzuar pas së cilës ai u kërkoi atyre që t’i falë dy rekate. Ia lejuan këtë. Pasi ai i kishte falur ato, ai tha:

“Betohem në Allahun! Nëse nuk do të mendonit se frikësohesha prej vdekjes, do të isha falur më shumë.”

Pastaj ai tha:

Për deri sa unë vdes si musliman, nuk më intereson

se si Allahu e merr jetën time

Kjo është për hir të Allahut dhe nëse Ai dëshiron

Ai i bekon pjesët e prera të trupit

Pastaj ata caktuan roje për të ruajtur trupin e tij. Më pas, natën erdhi Amr bin Umejjeh (radijAllahu anhu) dhe mashtroi rojën për të zbritur trupin dhe për ta varrosur atë.

Sa i përket Zejd bin ed-Dathinah (radijAllahu anhu), ai u ble nga Safuan bin Umejjeh i cili më pas iu hakmorr për babain e tij duke e vrarë. Ebu Sufjan i tha atij:

“A do ta kishe pasur më shumë dëshirë që t’ia kishim prerë kokën Muhammedit dhe ti do të ishe me familjen tënde në shtëpi?”

Ai u përgjigj: “Betohem në Allahun! Unë nuk do të kisha dashur të isha me familjen time, kurse Muhamedi të jetë në vendin e tij ku është dhe ta shpojë një gjemb që do ta shqetësonte.”

Shpërndaje: