Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

52.Islami është kurajoja më e mirë

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Dije se Allahu na ka dhënë begati të panumërta. I vetmi që e di se sa të shumta janë ato është Allahu, i Cili na ka udhëzuar në Islam dhe na ka bërë që ti përkasim umetit më të mirë njerëzor. Të gjithë profetëve (salAllahu alejhim ue selem) u është dhënë nga një tipar dallues, ndërsa profetit tonë i janë dhënë të gjitha ato dhe më shumë. Ai është i pari që do të ngrihet nga toka. Ai është i pari që do të ndërmjetësoj dhe i pari të cilit do ti pranohet lutja. Ai është i pari që do të troket në derën e Xhenetit. Është konfirmuar në Sahihun e Muslimit nga Enes bin Maliku (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Unë jam njeriu i parë të cilit do ti përgjigjet lutja në lidhje me Xhenetin dhe unë jam profeti me më së shumti pasues.”

Burejdeh (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Banorët e xhenetit janë 120 rreshta prej cilëve 80 janë nga umeti im dhe 40 nga umetet e tjera.”

Transmetuar nga Tirmidhi.

Enes bin Malik (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut (salAlahu alejhi ue selem) ka thënë:

“70.000 nga umeti im do të hyjnë në xhenet pa dhënë llogari. Me çdo një prej këtyre 70.000 hyjnë edhe 70.000.”

Transmetuar nga Muslimi.

Shpërndaje: