Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

54.Fraza: ”Robi im, robëresha ime”

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq.155
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed ibn Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Është transmetuar në mënyrë autentike nga Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”Asnjëri prej jush të mos thotë: ”Dërgojë ushqim zotit tënd, ndihmoje zotin tënd të marrë abdes!” Thoni në vend të kësaj: ”Zotëria im, kujdestari im.” Mos thoni: ”Robi im, robëresha ime.” Thoni në vend të kësaj: ”Djaloshi im, vajza ime, shërbëtori im.”

Bukhari (2552) dhe Muslimi (2249).

Shpjegimi:

Ky kapitull sqaron disa çështje që e kundërshtojnë teuhidin e plotë. Kur një njeri i flet djalit të tij ose shërbyeses, ai nuk duhet të thotë: ”Robi im, robëresha ime”. Kjo është për të treguar sjellje të mirë ndaj Allahut -te ala-. Në vend të kësaj ai duhet të thotë, për shembull: ”Djali im, shërbyesja ime, shërbëtori im” sepse të gjithë robërit janë robër të Allahut, të gjitha robëreshat janë robëresha të Allahut. Kjo bëhet për të arritur një teuhid të plotë dhe një sjellje të mirë ndaj Allahut -azze ue xhel- dhe për të miratuar mbretërinë dhe autoritetin absolut të Allahut -subhaneh- që arrin kudo.

Ndërsa që të thuhet se një person i veçantë është rob ose robëreshë e filanit atëherë ky është njoftim dhe një shprehje më e lehtë sesa e para dhe jo trajtë gjinore që tregon pronësinë e dikujt.

1 – Është transmetuar në mënyrë autentike nga Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”Asnjëri prej jush të mos thotë: ”Dërgojë ushqim zotit tënd, ndihmoje zotin tënd të marrë abdes!” Thoni në vend të kësaj: ”Zotëria im, kujdestari im.” Mos thoni: ”Robi im, robëresha ime.” Thoni në vend të kësaj: ”Djaloshi im, vajza ime, shërbëtori im.”

Profeti ﷺ ka thënë:

”Asnjëri prej jush të mos thotë: ”Dërgojë ushqim zotit tënd, ndihmoje zotin tënd të marrë abdes.”

Kjo është sjellje e mirë. Allahu është Zoti i të gjithëve. Allahu -te ala- nuk ushqehet. Ai nuk ka nevojë për askënd. Prandaj nuk duhet folur kështu në mënyrë të përgjithshme.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Thoni në vend të kësaj: ”Zotëria im, kujdestari im.”

Një tjetër zgjedhje është fjala: ”xhaxha”. Këta emra janë të njohur dhe nuk përzihen me sundimin e Allahut. Pronari është zotëruesi. Kryetari është pronari i këtij robi. Edhe kujdestari ka disa kuptime duke përfshirë kuptimin pronarë, i afërm dhe ndihmës.

Në një formulim tjetër thuhet:

”Ai nuk duhet të thotë: ”Mbrojtësi im.” Allahu është Mbrojtësi juaj.”

Sipas dijetarëve transmetimi i njohur është ai që lejon përdorimin e kësaj mënyre e të shprehurit. Disa lejohen të quhen ”mbrojtës”.

Allahu -te ala- ka thënë:

ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ مَوْلَى الَّذِينَ آمَنُوا وَأَنَّ الْكَافِرِينَ لَا مَوْلَى لَهُمْ

“Kjo për shkak se Allahu është Mbrojtës i atyre që besojnë, kurse për mohuesit nuk ka mbrojtës.” Muhammed, 47:11

Do të thotë ata nuk kanë mbrojtës. Ata janë të privuar kur bëhet fjalë për të pasur mbrojtës në lidhje me llogarinë e Allahut. Prandaj është e padëmshme për të përdorur fjalën: ”xhaxha” dhe ”mbrojtës”. Në ditët e sotme është bërë e zakonshme që njerëzit të përdorin fjalën: ”xhaxha” dhe të ngjashme në vend të fjalës: ”zot”.

Shpërndaje: