“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

54.Kushtet e ndërmjetësimit

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Dhe ndërmjetësimi nuk ndodhë vetëm se pas lejës së Allahut.

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

”Kush është ai që ndërmjetëson tek Ai pa lejen e Tj?” 2:225

Askush nuk ndërmjetëson për dikë pa lejen e Allahut.

Ai (azze ue xhel) ka thënë:

”Dhe ata nuk mund të ndërmjetësojnë përveç për ata me të cilët Ai është i kënaqur.” 21:28

Ai nuk kënaqet për ndonjë gjë tjetër përveç Teuhidit.

Ai (azze ue xhel) ka thënë:

”E kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet.”  3:85

Shpjegimi

Autori (rahimehullah) ka sqaruar se ndërmjetësimi ka dy kushte:

E para: Lejen nga Allahu.

Ai (te ala) ka thënë:

”Kush është ai që ndërmjetëson tek Ai pa lejen e Tj?” 2:225

E dyta: Që Allahu (azze ue xhel) të jetë i kënaqur me ndërmjetësuesin dhe për atë që bëhet ndërmjetësim.

Ai (te ala) ka thënë:

”Atë Ditë asnjë ndërmjetësim nuk do të vlejë veçse për atë, për të cilin i Gjithëmëshirshmi (Allah) ka dhënë leje dhe fjala e të cilit është pranuar prej Tij.” 20:109

”Dhe ata nuk mund të ndërmjetësojnë përveç për ata me të cilët Ai është i kënaqur.” 21:28

Është e njohur përgjithësisht se Allahu kënaqet vetëm nga Teuhidi. Është e pamundur që Ai të kënaqet nga mosbesimi.

Ai (te ala) ka thënë:

“Nëse nuk besoni, Allahu nuk ka nevojë për ju, ndërsa Ai nuk do për robërit e Tij mosbesimin dhe mosmirënjohjen, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju.” 39:7

Nëse Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin, Ai nuk do të lejojë që të ndërmjetësohet për kafirin.

Shpërndaje: