Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

55.A është fyerje ndaj thirrësave sqarimi i disa gabimeve në librat apo grupet sektare që kanë ardhur tek ne?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 146-155

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 55: A është fyerje ndaj thirrësave për të sqaruar disa gabime në librat sektare apo grupe të cilët kanë ardhur në vendin tonë?

Përgjigje: Jo. Kjo nuk është fyerje ndaj thirrësave1. Këto libra nuk i përkasin thirrjes. Personat prapa këtyre librave dhe ideologjive nuk thërrasin tek Allahu me njohuri, dituri dhe me të vërtetën. Kur ne sqarojmë gabimet e këtyre librave ose gabimet e këtyre thirrësave, ne nuk e bëjmë këtë për t’i qortuar vetë personat. Ne e bëjmë këtë sepse ne ia duam të mirën umetit2 në mënyrë që ai të mos goditet nga ideologjitë e dyshimta që sjellin sprova dhe përçarje. Pra qëllimi ynë nuk është vetë individi por qëllimi ynë janë ideologjitë në librat që na kanë ardhur në emër të thirrjes3.


1 Thirrësat e menhexhit Selefi nuk i konsiderojnë paralajmërimet ndaj pasuesve të bidateve të devijuar dhe sekteve të sotme, dhe librave të tyre të jetë fyerje ndaj thirrësive. Ata besojnë se paralajmërimet ndaj pasuesve të bidateve dhe librave të tyre i përkasin metodologjisë së selefëve. Ka shumë transmetime që dëshmojnë për këtë. Ata madje edhe e adhurojnë Allahun me këto paralajmërime.

Shu’bah (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Ejani dhe le të përgojojmë për një kohë për hir të Allahut.”

Do të thotë të kritikojmë dhe të lëvdërojmë. (Sherh Ilal et-Tirmidhi (1/349) dhe el-Kifajeh (91)).

Ebu Zur’ah ed-Dimashki ka thënë:

“E kam dëgjuar Ebu Mishar duke u pyetur në lidhje me një person që gabon në transmetimet e tij dhe shkruan gabimet për të cilën ai u përgjigj:

“Gjendja e tij duhet të sqarohet.”

I thashë Ebu Zur’as: “A nuk beson se kjo është përgojim?”

Ai u përgjigj: “Jo.” (Sherh llal et-Tirmidhi (1/349)).

Abdullah bin imam Ahmedi ka thënë:

“Ebu Turab en-Nakhshabi erdhi tek babai im dhe pastaj babai im filloi të thotë: Filank është i dobët, filani është i besueshëm.

Ebu Turab tha: “O Shejkh! Mos i përgojo dijetarët.”

Pastaj babai im u kthye kah ai dhe tha: “Mjerë për ty! Kjo është dashamirësi, e jo përgojim.” (Sherh Ilal et-Tirmidhi (1/349-350) dhe El-Kifejeh (46)).

Megjithatë, thirrësa të paqartë janë ata që e marrin me të keqe kur kritikohen dhe paralajmërohet ndaj pasuesve të bidateve dhe librave të tyre.

Edhe nëse cenohet ndershmëria dhe besimi i njerëzve. Kjo bëhet që të tjerët të mos të mashtrohen nga ata, sidomos nëse ata janë me ndikim dhe kanë mbështetës, sikurse liderë të lëvizjeve të ndryshme. Kjo gjendet në libra që kritikojnë dhe lavdërojnë (libra të xherhit dhe ta’dilit), si dhe në biografi. Është e padëmshme për atë që është kompetent. Qëllimi është që të zbulojë gjendjen e individëve dhe t’i paralajmërojë ata dhe nuk është asgjë personale. Kur Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) është pyetur në lidhje me el-Husejn Karabisin.

Ai tha: “Ai është bidatçi.” (Tarikh Bagdad (8/66)).

Kur ai u pyet në lidhje me el-Muhasib.

Ai tha: “Mos u mashtroni nga përulësia dhe butësia e tij. Mos u mashtroni nga koka e tij e përkulur. Ai është një njeri i keq. Vetëm ai që ka përvojë me të e njeh atë! Mos bisedoni me të. Ai duhet të trajtohet pa mëshirë. A ulesh me çdo bidatçi i cili tregon hadithe nga i dërguari i Allahut ? Jo! Ai duhet të trajtohet pa mëshirë.” (Tabakat-ul-Hanabilah (1/233)).

Ebu Zur’ah tha kur u pyet në lidhje me el-Harith el-Muhasibin dhe librat e tij:

“Mos u mashtroni nga përulësia dhe butësia e tij. Mos u mashtroni nga koka e tij e përkulur. Ai është një njeri i keq. Vetëm ai që ka përvojë me të e njeh atë! Mos bisedoni me të. Ai duhet të trajtohet pa mëshirë. A ulesh me çdo bidatçi i cili tregon hadithe nga i dërguari i Allahut ? Jo! Ai duhet të trajtohet pa mëshirë.” (Tabakat-ul-Hanabilah (1/233)).

3 Më e keqja është se ka thirrësa dhe të rinj në këtë vend që i kanë pranuar këto libra të paqarta dhe devijuese. Ata e kanë braktisur atë më të mirën për më të keqen. Madje edhe ka njerëz që përkrahin dhe lavdërojnë Ebul-A’la el-Maududin dhe librat e tij, Muhammed Surur bin Naxhif Zejn-ul-Abidinin, Hasan el-Bennën, Sejid Kutbin, Muhammed Kutbin, Hasan et-Turabin dhe të tillët nga pasuesit e bidateve si Salah es-Saui dhe Muhammed Ahmed er-Rashid.

Ndoshta dikush pyet pse unë i përgjithësoj ata në këtë mënyrë dhe se të lartpërmendurit janë shumë më të popullaziuar se unë. Popullariteti nuk na bën që të përmbahemi nga sqarimi i së vërtetës që ne e duam më shumë se çdo gjë tjetër. Metodologjia Selefite është e qartë kur bëhet fjalë për të paralajmëruar kundër metodologjive devijante dhe shkatërruese. Kundërshtari në vend të kësaj duhet të kërkojë dëshmi kundër individëve të emëruar. Këtu ato përmenden:

1 – El-Maududi ka thënë:

“I dërguari i Allahut besonte se Dexhalli do të shfaqej në kohën e tij, ose afër saj. Ky supozim ka kaluar që nga 1350 vite mbrapa. Kanë kaluar shumë shekuj pa Dexhallin. Kjo dëshmon se supozimi i profetit ishte gabim.” (Rasa’il ue Masa’il, fq. 57, 1351).

Në botimin e 1362, ai tha:

“Supozimi ka kaluar që nga 1350 vite mbrapa. Kanë kaluar shumë shekuj pa u shfaqur Dexhalli. Ky është fakte i qartë.”

Qartë ai mohon shfaqjen e Dexhallit për të cilën transmetohen hadithe të shumta dhe autentike.

Ai gjithashtu tha:

“Çdo gjë që është transmetuar nga profeti në lidhje me Dexhallin ishte padyshim vetëm një mendim dhe një analogji nga ana e profetit . Ai nuk ishte i sigurt për çështjen e tij. (Rasa’il ue Masaïl, fq. 55, 1351).

A nuk është ky refuzim i shfaqjes së Dexhallit? A nuk është ky një përgënjeshtrim i lajmit të të dërguarit të Allahut ﷺ për të cilin Allahu ka thënë:

وَمَا يَنطِقُ عَنِ الْهَوَى إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَى

“Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo që thotë është vetëm shpallje hyjnore që i vjen atij.” 53:3-4

Ebu Muhammed el-Hasan bin Ali el-Barbahari ka thënë:

“Asnjë musliman nuk përjashtohet nga Islami derisa ai të refuzon një ajet Kuranor ose një hadith nga i dërguari i Allahut , të ther kurban për dikë tjetër pos Allahut ose t’i lutet dikujt tjetër përveç Allahut. Në këtë rast je i detyruar ta përjashtosh atë nga Islami.” (Tabakat-ul-Hanabilah (2/23)).

El-Maududi ka thënë:

“Allahu (subhaneh) e urdhëroi profetin në suren “en-Nasr”, që t’i kërkoj falje Zotit të tij për neglizhencën dhe të metat që ai i kishte në obligimet e shpalljes së tij.” (Arba’atu Mustalahat-il-Kuran ‘el-Asasijeh, fq.156).

Ne kërkojmë mbrojtjen e Allahut kundër kësaj shpifjeje! A nuk mjafton që Allahu tha se profeti i tij është rob, e cila është cilësia më e përsosur e njerëzimit? Kështu Allahu e përshkroi profetin në disa ajete Kuranore. Dhe si i përmbahet ai fjalëve të dërguarit kur iu drejtua tre individëve që flisnin në lidhje me adhurimin:

“Unë jam më i dëvotshmi prej jush.”?

El-Maududi është i njohur për t’u tallur me sunnetin. Vëllezërit tanë indian Ehl-ul-Hadith kanë disa refuzime shkencore ndaj tij që me prova dhe dëshmi sqarojnë devijimet e tij dhe të grupit të tij (Xhamaat-el-Islami).

2 – Muhammed Surfi bin Najif Zejn-ul-Abidin, njeriu pas revistës “es-Sunneh” botuar në Londër. Ai e ka mbushur revistën e tij me nxitje politike dhe ka preokupuar të rinjtë me të. Ai i edukon ata me tekfir mbi pushtetarët, fyerjen e dijetarëve Selefi në Arabinë Saudite dhe tekfir mbi mëkatarët.

3 – Hasan el-Benna. Është folur tashmë për të.

4 – Sejid Kutb. Disa nga fjlët e tij në lidhje me besimin tashmë janë përmendur. Ai e mbushi librin e tij “El-‘Adalah el-Ixhtima’ijeh fil-Islam” me poshtërim dhe fyerje ndaj Uthmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të).

Ai tha: “Padyshim, sundimi ndryshoi gjatë kohës së Uthmanit edhe pse ai ende ishte brenda kufijve të Islamit. Uthmani e mori kalifatin si një plak. Pas tij ai kishte Meruan bin el-Hakem i cili bëri shumë gjëra që nuk ishin në përputhje me Islamin.” (Fq. 214)

“Uthmani ia dha 200,000 monedha argjendi nga ministria e financave dhëndrit të tij el-Harith bin el-Hakem. Ai ia dha 600.000 ez-Zubejrit. Ai ia dha 200,000 Talhas. Ai ia dha një të pestën e taksave të Afrikës Maruan bin el-Hakemit.” (Fq. 214)

Konfirmoje pohimin tënd! Ne duam të shohim burimet e këtyre akuzave serioze. Përveç kësaj, unë rekomandoj leximin e librit të Ebu Bekr bin el-‘Arabiut që quhet “el-Auasim el-Kauasim”, në të cilin këto gënjeshtra refuzohen.

Sejid Kutbi gjithashtu tha:

“Uthmani tashmë kishte vdekur. Ai kishte lënë prapa tij një shtet të Beni Umejeve të fuqishëm. Ai mund ta bënte këtë pjesërisht fal fuqisë që ai ia kishte dhënë atyre në tokë dhe sidomos në sham, pjesërisht sepse ai kishte dhënë mbështetje parimeve të tyre jorespektuese kundër shpirtit Islam kur ai themeloi monarki … e cila e formoi një hallhallë në spirtin e gjerë Islam.” (fq. 217).

Ai gjithashtu tha: “Unë besojë se kalifati i Aliut ishte një vazhdim i natyrshëm i kalifatit të mëhershëm të Ebu Bekrit dhe se epoka e Uthmanit ishte një hendek midis të dyve.” (fq. 234)

Kushdo që dëshiron të dijë më shumë mund t’i referohet librit të shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhaliut i quajtur “Mata’in Sejid Kutb fi As’hab Rasulil-Lah”.

Sejid Kutb tha: “Islami duhet të gjykojë sepse ai është i vetmi besim konstruktiv që përbën një përzierje perfektë mes fesë së nasarave (krishterimit) dhe komunizmit që përbëhen nga dy objektivet e tyre dhe pos kësaj balansimi i tyre, harmonia dhe moderimi.” (Ma’rakat-ul-Islam uer-Ra’smalijeh fq. 61).

Shejkhu dhe alameh Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) u pyet për këtë fjalën e fundit, pas së cilës ai u përgjigj:

“Ne i themi atij se feja nasrane është një fe e ndryshuar, ndërsa komunizmi është një ideologji e rreme dhe ideologji e kotë. Ai që thotë se Islami është një përzierje e tyre të dyjave ose është injorant rreth Islamit ose i mashtruar nga nasarat dhe komunistët në vendet joIslame.”

Shejkhu dhe muhadithi Ismail bin Muhammed el-Ensari (Allahu e mëshiroftë) u pyet për të njëjtat fjalë dhe u përgjigj:

“Kjo fjalë nënkupton bashkimin dhe afrimin midis feve.”

Shejhu dhe muhadithi Hammad bin Muhammed el-Ensari (Allahu e mëshiroftë) gjithashtu iu shtrua kjo pyetje, përgjigjja e tij ishte:

“Nëse personi që ka deklaruar këtë mënyrë jeton sot, ai duhet të pendohet. Ai ose pendohet ose ekzekutohet si renegat. Dhe nëse ai është i vdekur është e detyrueshme që të paralajmërohet ndaj kësaj deklarate të kotë. Megjithatë, ne nuk bëjmë tekfir mbi të sepse nuk ia kemi treguar argumentet.”

Të gjitha këto citime gjenden në librin “el-‘Auasim mimme fi Kutub Sejid Kutbmin el-Kauasim” (fq. 22).

5 – Hasan et-Turabi tha:

“Pasiqë feja është gjithashtu një praktikë simbolike që trajton të fshehtën, vepron përtej dukurisë së kësaj bote dhe shikon në përjetësinë, prandaj njihen nga një mesazh nga çdo gjë dhe zakonisht dhe e përdor atë për t’iu afruar Allahut, kështu që arti ka një lidhje të fortë me fenë. Feja dhe arti mund të shkojnë krah për krah në mënyrë që artistët të drejtohen tek besimi dhe besimi i tij e ispiron për më shum art.” (ed-Dain uel-Fan, fq. 91).

Këto fjalë nuk kanë nevojë për komente.

Et-Turabi gjithashtu tha:

“Arti Islam nuk mundi të përfundonte ringjalljen e tij të parë në botën arabe, veçanërisht duke pasur parasysh se kultura dhe arti përveç poezisë ishin të pakta. Pasi që qytetërimi e kishte braktisur botën arabe dhe njerëzit kishin themeluar qendrën e tyre Islamike në Hixhaz dhe pastaj bënë jetë të mirë, kënga dhe muzika u bënë gjithnjë më të zakonshme. Transmetohet se shumë tebiinë dhe dijetarë e kishin zakon të dëgjonin atë. “(ed-Din uel-Fan, fq. 98).

Vini re se si et-Turabi e lavdëron muzikën dhe këngën dhe i akuzon tebiinët dhe dijetarët se dëgjonin muzikë dhe këngë. Allahu ia dhëntë atë që e meriton!

Ai gjithashtu tha: “Është e padëmshme për të vizatuar, bërë imazhe ose ilustruar, si individë ashtu edhe panorama.

Është e padëmshme të përdoren fjalime të bukura, poezi, epikë, drama dhe këngë.

Është e padëmshme proza, tregimet dhe gjëra të tjera përderisa nuk janë gënjeshtra.

Është i padëmshëm arti i zërave dhe i pamjes, të kënduarit, vallëzimi dhe muzika vetëm të mos ndikojnë negativisht në moral.

Është i padëmshëm arti, si teatri dhe drama, siç janë kinematë dhe telivizionet.” (ed-Din uel-Fan, fq. 106).

Kjo është një sulm i guximshëm ndaj fesë, pasiqë ai lejon këngën, muzikën, vallen, pjesët teatrale përmes teatrit dhe biografive dhe gjëra të tjera. O Allah! Udhëzojë muslimanët e devijuar!

Në fakt nuk dua të rëndojë lexuesin me këto fjalë të sëmura por është e detyrueshme të sqarohen gabimet e këtij njeriu dhe gabimet e të tillëve si ai në mënyrë që njerëzit të kuptojnë të vërtetën rreth tij dhe të mos mashtrohen nga ai.

Ai gjithashtu tha: “Arti duhet të zbatohet në adhurim. Nëpërmjet tij shumë njerëz devijojnë dhe nëpërmjet tij njerëzit mund të udhëzohen. Ata që e lënë pas dore, lënë një hapësirë të gjerë për një sprovë që shpërqendron nga Allahu dhe tërheq në mëkate. Dhe ai që e merr artin ashtu siç duhet hapë një derë të gjerë për davet dhe adhurimin në mënyrën më të bukur. “(ed-Din uel-Fan, fq. 110).

Vetëm shikoni se si Turabi shprehimisht nxitë tek arti dhe e paralajmëron ata që e le atë pas dore. Nëse vetëm të kishte thënë se ai që përdor artin hap një derë të madhe dhe të ndalej aty, por ai thotë se ajo hap një derë të gjerë për davetin tek Allahu. Ky është tipiki i Ikhuan el-Musliminëve. Ata lejojnë pjesët tetrale, poezitë e shpikura të Sufive, gënjeshtrat dhe dinakëritë për të mirën e davtit. Kështu e shohin këtë. Kjo karakterizon el-Ikhuan el-Musliminët. Sipas tyre qëllimi arsyeton mjetin. Ajo që gjithashtu është tipike për ta janë kampet verore, ekskursionet dhe kampingu. Këto i përkasin nxitjeve të udhëheqësit të tyre Hasan el-Bennës dhe strategjive të tyre. Është vërtetuar nga fjalët e Hasan el-Bennës ku thotë:

“Grupet e Ekskursionit të Ikhuanu Musliminëve u shfaqën pasi u themelua thirrja dhe i përkiste gjërave më të para që u themeluan. Unë vetë kam marrë pjesë në ekipin e parë dhe kam marrë pjesë personalisht në disa ushtrime sportive.” (Mudhakkirat-ud-Da’uah ued-De’ijeh, fq. 270).

Le të tregojmë se në çka bazohen këto udhëtime verore.

Hasan el-Benna tha: “Aktivitetet: Udhëtimet verore. Qëllimi i udhëtimeve janë stërvitjet ushtarake, njoftimet dhe daveti. Udhëtimet organizohen të premten çdo javë gjatë pushimeve verore. Kërkohet që vëllai të ketë veshje të skautëve ose rroba ushtarake.” (Mudhekkirat-ud-Da’uah ued-Da’ijeh, fq. 280).

Tani dhe këtu ata nuk kërkojnë veshje ushtarake sepse do të zbuloheshin letrat e tyre. Nga ana tjetër ata kërkojnë veshje sportive, prandaj mendoni për këtë! Hasan el-Benna vazhdoi dhe tha:

“Kampet verore. Qëllimi me kampingin janë ushtrime ushtarake, sportet fizike në ajër të pastër. Vëllezërit pjesëmarrës ndahen në grupe. Kërkohet që vëllai të ketë veshje skautisti ose rroba ushtarake.”

Në udhëtimet e tyre në kampe ata demostrojnë rojen, sulmet dhe ndërhyrjet e shpejta ku grupe të ndryshme ushtrojnë kundër njëri-tjetrit. Ata gjithashtu mësojnë të ngjiten në male. Ata janë duke u përgatitur që lufta të fillojë në çdo kohë dhe kudo. Përveç kësaj ata konsiderojnë se bombardimet dhe vrasjet janë pjesë e luftës. Ata vrasin muslimanët dhe i lënë të qetë idhujtarët.

Nëse dëshiron të sigurohesh në lidhje me këto kampe verore, kampe ushtarake dhe udhëtime që i sheh sot dhe janë një vazhdim i kampeve të Hasan el-Bennës, kampet ushtarake, ekskursionet dhe udhëtimet në kampe në të cilat ai nxiti, kështu që duhet të lexosh atë që Hasan el-Benna ka thënë dhe krahaso fjalët e tij me agjendën e tyre të cilën ti e përjeton, tendën në të cilën flini dhe grupimet që janë me ju.

Ai tha kur tregoi për shokun e tij: “Ai më tregoi personalisht se një natë para agimit, ai patrulloi rreth tendave. Çdo tendë ishe e emëruar pas sahabëve heroikë. Një tendë quhej “Ebu Bekr”, një tjetër “Ebu Ubejd”, një i treti “Khalid”, një i katërti “Sad bin Ebu Uekas” dhe kështu me radhë… ” (Mudhakkirat-ut-Da’uah ued-Da’ijeh , fq. 289).

Ibn Aun ka thënë:

“Ne shohim më keq atë që ulet me pasuesit e bidateve se sa vetë pasuesit e bidateve.” (El-Ibaneh (2/473)).

Sufjan eth-Theuri ka thënë:

“Ne besojmë se ai që ecën me bidatçiun është vetë bidatçi.”

Nëse i shikoni këto citate nga pasuesit e bidateve, pikëpamjet e tyre në lidhje me besimin dhe nënçmimin e zotëriut të njerëzimit ﷺ, dhe sheh dikë që i lavdëron ata, i nderon ata, vlerësonë librat e tyre ose i arsyeton ata duhet ta konsiderosh atë pa mëshirë sikurse ata. Kjo është metodologjia e Selefëve (Allahu i mëshiroftë).

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Është e detyrueshme që të ndëshkohen të gjithë ata që i atribuohen atyre, i mbrojnë ata, i lavdërojnë, i vlerësojnë librat e tyre, njihen se i ndihmojnë ose i mbështesin ata, urrejnë fjalimet kundër tyre ose i arsyeton ata, ose thonë se kuptimi i fjalëve të tyre është i panjohur, e vë në dyshim autenticitetin e librit ose justifikime të ngjashme që lindin vetëm nga një person injorant ose hipokrit. Gjithkush që e njeh gjendjen e tyre duhet t’i ndëshkojë ata. Është një nga detyrat më të mëdha për t’u ngritur kundër këtyre njerëzve.” (Mexhmu-ul-Fataua (2/132-133)).

Shpërndaje: