Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1 – Xhabiri ka thënë:
”Profeti ﷺ kurrë nuk thoshte jo kur i kërkohej diçka dhe kurrë nuk e goditi dikë me dorën e tij.”
2 – E rekomandoj çdonjërin që të ketë karaktere të larta dhe të mos i refuzojë lypësit. Është më mirë që të mos kesh para sesa të mos kesh karaktere të bukura.
3 – Me të vërtetë i lirë është ai i cili është liruar nga karakteret e tij të bukura. Robi më i keq është ai i cili është i skllavëruar nga karakteret e tij të shëmtuara. Prej gjërave më të mira të cilat mund t’i ke në bagazh për në jetën tjetër janë karakteret e lavdërueshme.
4 – Jusuf bin Asbat ka thënë:
”Që kur u krijua bota paraja kurrë nuk ka qenë aq e dobishëm sikurse është sot.”
5 – Ubejdullah bin Zijad bin Dhijan ka thënë:
”Unë e kisha një dajë nga fisi Kelb. Ai e kishte zakon të më thoshte: ”Ki ambicie të larta sepse ambiciet e larta janë gjysma e dinjitetit.”
6 – Ebu Sulejman edh-Dhabbi ka thënë:
”Ibrahimi ﷺ kishte tetë porta në kështjellën e tij. Pa marrë parasysh se në cilën portë vinte lypësi, i jepej atij.”
7 – Seid bin Abdil-Aziz ka thënë:
”El-Hasan bin Ali bin Ebi Talib -radijAllahu anhuma- dëgjoi një burrë pranë tij duke iu lutur Allahut që t’i japë atij 10.000 monedha argjendi. U largua dhe i dërgoi një lajmëtar atij i cili ia dha atë shumë.”
8 – Ebu Seid tregon nga mësuesi i tij i cili tha: ”E pashë Ibn-ul-Mubarak duke e kafshuar në dorë shërbëtorin e tij.
I thashë: ”A po e kafshon shërbëtorin tënd në dorën e tij?”
Ai u përgjigj: ”Sa herë duhet t’i them që të mos i numëroj monedhat që ua jep lypësve? Jepu atyre ca grushte monedha!”
9 – I mençuri e ka obligim që tu japë të tjerëve dhe t’i trajtojë ata mirë. Duhet të fillojë me ata për të cilët është më e detyrueshme të kujdeset mirë dhe pastaj me ata që vijnë pas tyre. Duhet të fillojë me familjen e tij, pastaj me vëllezërit dhe fqinjët e tij dhe kështu me radhë. Duhet të sigurohet që prioritet të kenë njerëzit fetar dhe dijetarët.
10 – I mençuri fillon tu japë të tjerëve para se të kërkohet prej tij. Është më që të marrësh hapin e parë sesa të kompensosh për të. Është më mirë që të mos lypësh sesa të japësh. Bamirësia është e mirë kur të plotësohet dhe pastaj vazhdon. Fundi i mirë pastron fillimin. Është më mirë të japësh pasi që nuk ke dhënë sesa të mos japësh pasi ke dhënë.
11 – Bamirësia më e mirë që ndikon në zemër më së shumti dhe zgjatë dhe shmang fatkeqësitë më së miri është lëmosha që nuk përfundon duke ia përkujtuar atë personit që ia ke dhënë.