Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

56.Çfarë metodologjie ka Ehl-us-Sunneti kur i kritikojnë njerëzit dhe i përmendin emrat e tyre? A konsiderohet sprovë sqarimi i gabimeve të disa thirrësave?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 155-156

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 56: Çfarë metodologjie ka Ehl-us-Sunneti kur i kritikojnë njerëzit dhe i përmendin emrat e tyre? A është sprovë dhe e ndaluar të përmenden gabimet e disa thirrësave?

Përgjigje: Gabimet duhet të sqarohen. Megjithatë, nuk ka asnjë dobi për të sulmuar vetë individët si individ. Kjo është vetëm e dëmshme. Nuk janë njerëzit që na interesojnë. Ne sqarojmë vetëm gabimet. Ne gjithashtu ua sqarojmë të vërtetën njerëzve në mënyrë që ata të mund ta pranojnë atë dhe të përmbahen nga gabimet. Qëllimi nuk janë njerëzit. Qëllimi nuk është hakmarrja. Ky nuk është qëllimi. Është epshori që kërkon hakmarrje. Ai qëllimi i të cilit është që t’ua qartësojë të vërtetën njerëzve ua dëshiron vetëm të mirën atyre.

Nëse ka një përfitim të madh për të përmendur emrin e të refuzuarit në mënyrë që njerëzit ta dinë se kush është kjo është në rregull sepse muhadithët e kishin zakon që të përmendin emrat e transmetuesve të kritikuar dhe i akuzonin ata për gënjeshtër dhe memorie të dobët. Ata sqaruan gjendjen e tyre. Qëllimi i tyre nuk ishin vetë individët. Qëllimi i tyre ishte sqarimi i të vërtetës dhe që lexuesi ta di se zinxhiri i transmetimit përbëhet nga transmetues të mangët në mënyrë që ai të qëndrojnë larg nga transmetimi. Gjithçka ka të bëjë me qëllimin. Nëse qëllimi është personi në vetvete, atëherë nuk është gjë tjetër veçse epsh dhe kjo është e ndaluar. Dhe nëse qëllimi është të qartësojë të vërtetën dhe t’ia dëshirojë të mirën njeriut atëherë kjo është e padëmshme1.


1 Ibnul-Mubarak ka thënë:

Mu’al-la bin Hilal gënjen kur ai transmeton hadithe.”

Një grup Sufista thanë: “O Ebu Abdirr-Rrahman! A po fyen?”

Ai tha: “Heshtni! Si ta dimë se ça është e drejtë dhe e gabuar nëse nuk sqarojmë?” (El-Kigajeh, fq. 9).

Shpërndaje: