Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1 – I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Ai i cili beson Allahun dhe ditën e fundit le ta nderojë mysafirin e tij. Ai i cili beson Allahun dhe ditën e fundit të mos e bezdis fqinjin e tij.”
2 – E rekomandoj të mençurin që të ketë si zakon të gostisë njerëzit dhe të jetë mikpritës. Të gostitësh njerëzit është një nga cilësitë më fisnike, më të mëdha dhe më të bukura. Ai që është i njohur për këtë konsiderohet i çmuar te të gjithë njerëzit. Mikpritja e ngritë personin në nivelet më të larta madje edhe në qoftë se ka prejardhjen më e ulët.
3 – Seid bin el-Musejib ka thënë:
”Njeriu i parë i cili u kujdes për mysafirët ishte Ibrahimi ﷺ.”
4 – Çdo njeri i cili ka qenë lider në kohët pagane dhe në Islam e ka arritur këtë duke i ftuar njerëzit në ushqim dhe duke qenë mikpritës.
5 – Arabët nuk e konsideronin bujarin të jetë asgjë nëse nuk ishte mikpritës dhe nuk i gostiste njerëzit. Ata nuk e konsideronin njeriun të jetë bujar në qoftë se nuk posedonte këto cilësi. Disa prej tyre mund të ecnin disa milje me shpresën për ta gjetur një mysafir.
6 – Hasan bin Isa Masarxhas ka thënë:
”Kam udhëtuar me Ibn-ul-Mubarak nga Horasani për në Bagdad dhe nuk e pashë atë duke ngrënë i vetëm asnjë herë.”
7 – Qëllimi me mikpritjen nuk është që të nënvlerësosh të paktën që ke. Duhet të gostitësh atë që ke. Ai që nënvlerëson diçka nuk e dhuron atë.
8 – Ukbeh bin Alkameh dhe Mubeshir bin Isma’il e pyetën el-Euzain në lidhje me domethënien e mikpritjes.
Ai tha: ”Buzëqeshja dhe fjalimi i mirë.”
9 – Njeriu më koprrac është ai që është koprrac në ushqim dhe më bujari është ai që është bujar në ushqim.
10 – Prej mikpritjes është fjalimi i mirë, buzëqeshja dhe që zoti i shtëpisë personalisht të kujdeset për mysafirin e tij. Ai që i shërben mysafirëve të tij nuk është i poshtëruar dhe ai që shfrytëzon mysafirët e tij ose kërkon pagesë nuk është madhështor.
11 – Seid bin el-Musejib ka thënë:
”Më parë e ngopi një person sesa të bëjë haxhin disa herë.”