Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

56.Pendimi i të penduarit pranohet

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq 432
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

“Ai që e takon Allahun pasi ka bërë një mëkat që meriton dënimin në zjarr, por pendohet dhe nuk vazhdon me të, Allahu e fal atë. Ai e pranon pendimin e robërve të Vet dhe ua fal mëkatet.”

Shpjegimi

Allahu (tebareke ue te ala) ka thënë:

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

Thuaj: “Thuaj: “O robët e Mi që i keni tejkaluar caqet kundër vetvetes (duke kryer ligësi e gjynahe)! Mos i humbni shpresat nga Mëshira e Allahut, vërtet që Allahu i fal të gjitha gjynahet. Vërtet që Ai është gjithnjë Falësi i Madh, Mëshirëploti.” 39:53

Allahu e do pendimin, të penduarit dhe ata që pastrohen. Ne shpresojmë për të penduarin, por ne nuk gjykojmë se ai do të hyjë në xhenet apo në xhehnem. Ne shpresojmë për të.

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”Ai e pranon pendimin e robërve të Vet dhe ua fal mëkatet.”

Ka shumë ajete Kurani dhe hadithe që pohojnë këtë dhe se Allahu pranon pendimin e të penduarit dhe gëzohet për të.

Shpërndaje: