Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

56.Tubimet (të pamet) në lidhje me ngushëllimet

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ebul Hatab [el-Kaluadhani el-Hanbeli] ka thënë:

“Është e urryer tubimi i njerëzve për ngushëllim.”

Ibn Akil ka thënë:

“Tubimet pas rastit të vdekjes janë të urryera. Ato vetëm se nxisin pikëllim

Imam Ahmedi (rrahimullah) ka thënë:

“Ngushëllimet tek varrezat janë të urryera. Përjashtimi i vetëm është personi ka bërë ngushëllimin më herët. Ky mund të bëjë ngushëllimin para ose pas varrimit.”

Ahmedi ka thënë:

“Nëse dëshiron mund të flasësh për dore me personin dhe t’i japësh ngushëllimet, ose në qoftë se nuk do, nuk i flet për dore. Nëse e sheh të goditurin me fatkeqësi duke grisur rrobat e tij (nga vajtimi dhe pikëllimi), i jepen atij ngushëllime, sepse nuk duhet të braktisur një obligim për shkak se ai vepron një gjë jo të lejuar. Është e mirë në qoftë se ai ia ndalon atë nga ai veprim.”

Nëse tubimi (e pamja) përmban përkujtim për durim dhe pajtim për personin që është goditur me fatkeqësi dhe e gjithë kjo e bën atë të ndiej ngushëllim dhe kurajo, kur e përkujtojnë me anë të ajeteve që flasin për durim dhe pajtim, atëherë ky tubim është në rregull. Ngushëllimet megjithatë janë një Sunnet nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Tubimi i cili nuk lejohet është ai që po ndodh sot kur ata ulen në mënyrën që është e njohur sot dhe lexojnë Kuran, që zakonisht ndodhë tek varrezat, në shtëpinë e të vdekurit ose në një vend tubimi. Ky është një bidat që Selefët e urrenin por që megjithatë ngushëllon të goditurit me fatkeqësi dhe i bën që të harrojnë pikëllimin dhe Allahu e di më së miri.

Shpërndaje: