Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

57.Fjala e Allahut nuk është e krijuar

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 69

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

48 – Ai nuk është i krijuar ndryshe nga fjalimi i krijesave.

Shpjegimi

Fjalimi i Allahut nuk është i krijuar. Kjo refuzon Xhehmitë dhe Mutezilitë që thonë se Kurani është krijuar. Sipas tyre Allahu nuk flet. Ata mohojnë cilësitë e Allahut për t’i shpëtuar të ashtuquajturit përngjasimit. Sepse ata nuk shohin ndryshimin midis cilësive të Krijuesit dhe cilësive të krijesave. Si pasojë ata kanë ikur nga një përngjasim i pikturuar dhe kanë rënë drejt e në një mohim të qortuar që është edhe më i keq. Sikurse vetëm të kishin pohuar atë që Allahu ia pohon vetes së Tij dhe të dinin se cilësitë e Krijuesit janë të ndryshme nga cilësitë e krijesave, ata do të kishin të drejtë dhe do të kishin kursyer veten dhe të gjithë të tjerët. Por ata janë në devijim.

Shpërndaje: