Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

57.A konsiderohen paralajmërimet kundër metodologjive dhe thirrësave devijues përçarje mes muslimanëve?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 167-158

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 57: A konsiderohen paralajmërimet kundër metodologjive dhe thirrësave devijues përçarje mes muslimanëve?

Përgjigje: Paralajmërimet kundër metodologjive që ndryshojnë nga metodologjia e selefëve konsiderohen bashkim i muslimanëve, e jo përçarje e tyre. Janë metodologjitë e devijuara që përçajnë muslimanët1.


1 Sunneti, ngritja e tij dhe thirrja në të kurrë asnjëherë nuk i ka përçarë muslimanët. Kurrë, kurrë paralajmërimet kundër bidateve dhe sekteve nuk kanë përçarë muslimanët. E gjithë kjo bashkon. Argument i kësaj është se profeti i paralajmëroi sahabët dhe umetin në përgjithësi kundër Khauarixhëve.

Heshtja në lidhje me bidatet, sektet dhe pasuesit e tyre dhe metodologjive është ajo që i përçanë muslimanët. Ata që heshtin për këtë, ndonjëherë na thonë se ne i fyejmë dijetarët. Një herë tjetër ata thonë se mishi i dijetarëve është i helmuar. Herën tjetër thonë se ne nuk duhet hutuar njerëzit. Herën tjetër thonë se ne duhet të qëndrojmë kundër armikut. Një herë tjetër na akuzojnë në mënyrë naive se ne refuzojnë vëllezërit tanë dhe bëjmë paqe me kufarët, hipokritët dhe idhujtarët dhe kështu me radhë. Ajo që ata thonë është e vërtetë, por qëllimi i tyre është i rremë. Është pikërisht qëndrimi i tyre që i përçanë muslimanët. Përveç kësaj ata janë armiku ynë i betuar sepse armiku nga brenda është më i rrezikshëm se armiku nga jashtë.

Shejkh Bekr Ebu Zejd ka thënë:

“Mundësitë e dijetarëve ndryshojnë. Të gjithë praktikojnë atë që munden sipas mundësive të tyre. Ata qëndrojnë në pikat mbrojtëse dhe mbrojnë kundër sulmuesit. Njëri dijetar e refuzon heretikun. Një tjetër refuzon personin me bidatin më të pakët. Një i tretë refuzon mëkatet. Një i katërt refuzon mendimet e çuditshme. Secili vepron përgjatë mundësive dhe kualifikimeve të tij.” (er-Radd alal-Mukhalif min Usul-il-Islam, fq. 87).

Ai gjithashtu tha:

“Të heshturit në lidhje me kundërshtuesit dhe t’ia kthesh shpinën përmirësuesit dëmton si çështjet fetare ashtu edhe ato jetësore. Para së gjithash Ehl-us-Sunneti bie në gradë ndërsa ngritën pasuesit e bidateve. Dyshimet përhapen dhe infiltrojnë në besimin e vërtetë. Besimi bëhet i luhatshëm pasi që ishte i qëndrueshëm. Besimi i shëndoshë dobësohet. Gënjeshtarët shfaqen në ligjërata dhe në hutbe. Barriera ndërmjet sunnetit dhe bidatit, të drejtës dhe të gabuarës rrënohet. Njerëzit fillojnë të joshen nga e kota dhe vigjilenca e fesë vdes. Prandaj bëhet e vështirë për dijetarët që të përmirësojnë popullin që ikin nga këshilla e tyre.” (Er-Rad alal-Mukhalif min-Usul-ul-Islam, fq. 79).

Ne e rekomandojmë këtë libër.

Refuzimet kundër pasuesve të bidateve dhe paralajmërimet ndaj tyre sjellin rezultate të mira.

Bekr Ebu Zejd (Allahu e mëshiroftë) ka thënë në lidhje me këtë detyrë:

“Përmbushja e kësaj detyre arrin disa qëllime të ligjësuara dhe fryte të bekuara që ndriçojnë në jetën e muslimanëve. Ndër të tjera shmangen dëmet e përmendura që rezultojnë nga heshtja ndaj kundërshtuesve. Sunneti do të përhapet. Ajo që ka vdekur prej tij do të ringjallet ashtu sikurse sunneti përhapet kur praktikohet dhe kur thirret në të, ai përhapet gjithashtu kur refuzohen sulmet kundër tij.” (er-Rad alal-Mukhalif min Usul-il-Islam, fq. 83).

Shpërndaje: