Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

57.Nuk ka mënyra të veçanta të veshjes gjatë kohës së pikëllimit

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Disa nga pasuesit e methhebit tanë – Hanbeli – dhe dijetarë të tjerë, thonë në shumicën e librave të tyre se, është në rregull që personi i cili është goditur me fatkeqësi të vendos ndonjë stof mbi kokën e tij që tregon pikëllimin e tij. Disa nga pasuesit e methhebit tanë në Kuds varin një xhufkë pa e pasur atë si zakon. Argumenti i tyre është se ngushëllimet janë Sunnet dhe se kjo ua lehtëson njerëzve të goditur me fatkeqësi.

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh e qortoi këtë veprim dhe tha:

“Nuk ka dyshim që Selefët nuk kanë vepruar në këtë mënyrë. Kjo nuk është  transmetuar nga sahabët apo pasuesit.”

Do të vijnë – insha Allahu – transmetime theksuese që e forcojnë këtë mendim. Is’hak bin Rahojah e urrente të braktisen rrobat e zakonshme gjatë periudhës së pikëllimit dhe Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: