Autor: Imam Muhammed bin Abduil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
Thuaj atij:
“Si heq dorë nga idhujtaria kur ti nuk e di se çfar është ajo?” Si është e mundur që Allahu ta ndaloj një vepër dhe e përmend se Ai nuk e fal atë, ndërsa ti as nuk pyet për të, e as nuk ke dije për të? A mendoni se Allahu e ka ndaluar atë pa na sqaruar atë?”
Shpjegimi
Nëse ai thotë se heq dorë nga idhujtaria dhe se t’u lutesh njerëzve të mirë nuk është shirk, atij i shtrohen dy pyetje:
E para: Si heq dorë nga idhujtaria kur ti nuk e di se çfarë është ajo! A qortohet diçka para se të kesh dije rreth saj? Se ti beson se ke hequr dorë nga idhujtaria pa e ditur se çfarë është ajo, kjo është e refuzuar.
E dyta: Pse nuk pyet për këtë idhujtari, të cilën Allahu (te ala) e ka ndaluar dhe ndalesa e të cilës është më e rëndë se vrasja, zinaja dhe e ka dënuar praktikuesin e saj që të jetë në zjarr dhe ia ka ndaluar atij xhenetin? A mendon se Allahu i ka ndaluar robërit e Tij diçka pa ua sqaruar atë? Kurrë!