Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

58.Sjelljet e selefëve në lidhje me humbjen fëmijëve

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Unë pashë në një libër, autorin e të cilit unë nuk e njoh dhe të cilit i mungonte parathënia, se Zejd bin Aslam ka thënë:

”Djali i Davudit (alejhis-selam) kishte vdekur. Ai mbajti zi dhe njerëzit i erdhën me ngushëllime. I thanë atij: ”Çfarë llogaritej ai për ty?” Ai u përgjigj: ”E kam dashur atë më shumë se që të kem gjithë tokën plotë ari.” Pastaj iu tha atij: ”Ti do të marrësh një shpërblim të barabartë tani.”

Në një transmetim israilijat, thuhet se djali i Sulejmanit (alejhis-selam) kishte vdekur. Ai u pikëllua sa që u vërejt. Atëherë i erdhën dy engjëj në formën e dy njerëzve për të kërkuar një gjykim prej tij. Njëri prej tyre tha: ”Ky ka mbjellë në një rrugë të kalimtarëve. Unë eca mbi të dhe e shkatërrova atë.” Pastaj Sulejmani i tha tjetrit: ”Pse mbjellë në rrugë? A nuk e dini se njerëzit duhet të ecin në të? ”Pastaj tjetri i tha: ”Pse po pikëllohesh për djalin tuaj? A nuk e di se kjo është rruga e njerëzve për në jetën tjetër?”

Usameh bin Zejd ka thënë:

”Ne ishim me profetin (salAllahu alejhi ue selem) kur një nga vajzat e tij e dërgoi një lajmëtar i cili i tregoi se fëmija i saj ishte duke vdekur. Ai i tha lajmëtarit: ”Kthehu tek ajo dhe i thuaj asaj se e Allahut është ajo që Ai ka dhënë dhe ka marrë dhe se çdo gjë zgjat tek Ai një kohë të caktuar. Urdhëroje atë që të durojë dhe të shpresojë shpërblimin e Allahut.” Pastaj lajmëtari u kthye përsëri dhe tha: ”Ajo u betua që të shkosh tek ajo.” Profeti (salAllahu alejhi ue selem) u ngrit së bashku me Sad bin Ubadeh, Muadh bin Xhebelin, Ubej bin Ka’bin, Zejd bin Thabitin dhe me mua. Ia dhanë fëminë profetit dhe shpirti i fëmijut lëvizte si të ishte në një shishe të vogël. Profetit iu mbushën sytë me lot. Sa’di i tha: ”O i dërguari i Allahut! Çfarë është kjo?” Ai u përgjigj:” Kjo është mëshirë të cilën Allahu e ka vendosur në zemrat e robërve të Tij. Allahu i mëshiron vetëm robërit e Tij të mëshirshëm.”

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.

Hasan el-Basri ka thënë:

”Nuk ka shqetësim të cilin Allahu e do aq shumë si një pikëllim i dhimbshëm që trajtohet me ngulm dhe durim, si dhe zemërimin që trajtohet me butësi.”

Është transmetuar se Shimr e kishte zakon t’i thoshte personit që është goditur me fatkeqësi:

”Duro me gjykimin e Zotit tënd!”

Ibn Abi Dunja transmeton nga Abdullah bin Muhammed bin Ismail et-Tejmi se një burrë e ngushëlloi një tjetër për djalin e tij dhe i tha:

”Allahu e përmbushë premtimin e Tij për ata që durojnë për hir të Tij. Prandaj, sigurohu që të mos bashkosh fatkeqësinë tënde me shpërblimin e një fatkeqi. Kjo fatkeqësi është edhe më keq për ty.”

Ibn-us-Simak e ngushëlloi një burrë dhe i tha:

”Duro. Kështu vepron ai që dëshiron të shpërblehet dhe aty shkon i pikëlluari.”

Ubejd Bin Umejr ka thënë:

”Dëshpërimi nuk është që sytë të qajnë dhe që zemra të mërzitet. Dëshpërimi janë fjalë të këqija dhe mendimet e këqija.”

Khalid Bin Ebi Uthman el-Kurashi ka thënë:

”Kur djali im kishte vdekur Seid bin Xhubejri më ngushëlloi. Në një rast ai më pa duke bërë tavaf rreth Qabes ndërsa unë isha i maskuar. Ai ma largoi maskën nga fytyra ime dhe tha: ”Është dëshpërim që të fshihesh.”

El-Bejhaki ka transmetuar me zinxhir të tij të transmetimit në ”Menakib-ush-Shafi’i” Se djali i Abdurr-Rrahman bin Mehdiut kishte vdekur kështu që ai u pikëllua shumë. Atëherë Shafiu (rahimehullah) i shkroi atij:

”Vëlla i dashur! Ngushëlloje veten me atë që i ngushëllon të tjerët. Nënvlerëso veprat tuaja në qoftë se i nënvlerëson të njëjtat vepra tek të tjerët. Ti duhet ta dish se fatkeqësia më e keqe është që të humbësh edhe lumturinë edhe shpërblimin. E çfarë të thuhet nëse edhe pos kësaj mëkaton?

Salih el-Murri i tha një burrit të cilit i kishte vdekur djali i tij:

”Në qoftë se fatkeqësia jote të bëri të mësosh nga fatkeqësia, fatkeqësia jote është fatkeqësia më e mirë. Në qoftë se fatkeqësia jote nuk ka shkaktuar që të mësosh, atëherë është fatkeqësi më e madhe se fatkeqësia e djalit tënd.”

Një burrë e ngushëlloi një tjetër. Dhe ai ia ktheu:

”Vëlla i dashur! I mençuri vepron që në ditën e parë atë që i padituri vepron pas një viti.”

Një burrë e ngushëlloi një tjetër. Dhe ai ia ktheu:

”Ai që të shpërblen në jetën tjetër është më i mirë se ai që të sjell gëzim në këtë jetë.”

Ibn Xhurejxh ka thënë:

”Ai që nuk e trajton fatkeqësinë e tij me durim dhe shpresë për shpërblim e injoron atë si kafshët.”

Disa prej Selefëve kanë thënë:

”Nëse duron ti e ke vetëm një fatkeqësi. Nëse nuk duron ti i ke dy fatkeqësi.”

Mejmun bin Mahran tregoi se një burrë e ngushëlloi Umer bin Abdil-Azizin për vdekjen e djalit të tij Abdul-Malikut. Atëherë Umeri tha:

”Ajo që i ka ndodhur Abdul-Malikut është diçka që ne e dinim se do të ndodhë. Pasi ajo ndodhi, ajo nuk ishte diçka e huaj për ne.”

Ibn Asakir transmetoi se si esh-Shafi’i i dërgoi ngushëllime një prej shokëve të tij nga Kurejshët të cilit i kishte vdekur djali. Në të ai shkroi:

”Vëlla i dashur! Ti duhet ta dish se çdo fatkeqësi që nuk i sjell atij që e ka goditur një shpërblim, atëherë është fatkeqësia më e madhe. Vëlla i dashur! Si mund të jesh i lumtur kur djali yt sprovohet dhe jo kur ai shpërblehet? Si mund të jesh i lumtur kur ai do të ndahet dhe jo kur ai jeton përgjithmonë? Si mund të jesh i lumtur kur atë e godet shkatërrimi dhe jo kur ai është në gjendje të mirë? Si mund ta urresh Atë që jep begati në qoftë se nuk e njeh begatinë e Tij? Ai të tregon ty atë që ti e do dhe e sheh nga ti atë që Ai e urren. Kthehu tek Allahu (Azze ue Xhel), ngushëlloje veten me të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe përmbaju fesë së tij.”

Ibn-us-Simak i dërgoi ngushëllime një burri të cilit i kishte vdekur djali. Ai shkroi:

”Nëse je në gjendje që ta falënderosh Allahun më shumë tani se sa kur ta dhuroi atë, ti duhet ta bësh atë. Allahu ta dha një dhuratë kur e mori atë. Nëse ai kishte mbijetuar, ai nuk do ti kishte shpëtuar sprovave të tij. Mos harro se ti je i mërzitur se e ke humbur atë. A nuk je i kënaqur me xhenetin në mënyrë që edhe të je i kënaqur që djali yt të fitoj xhenetin? Sa për djalin e tij, ai ka shpëtuar nga papastërtia. Ti je ai që jeton në rrezik. Një ndodhi me durim është vetëm një ndodhi. Një ndodhi pa durim janë dy fatkeqësi. Mos i bashko ato të dyja.”

Është transmtuar se Ibn Umeri qeshi kur ai varrosi djalin e tij. Kur ai u pyet në lidhje me arsyen, ai tha:

”Unë dua të zemërojë shejtanin.”

Djali i Ibn Asakirit vdiq para se të arrij moshën e pjekurisë. Ai tha:

”E bëj hamd Allahun. Unë nuk tregova asnjë dëshpërim apo shqetësim, kur ai kishte vdekur. Pikëllimi nuk më shtyu që të braktisi mësimet. Unë ende mund të isha i rehatshëm dhe bisedoja me njerëzit. E gjithë kjo ishte në sajë të suksesit dhe ndihmës së Allahut. Ai më mbrojti nga dëshpërimi. Hamdi dhe lavdërimi i takon Atij që nuk e shkatërroi shpërblimin tim për shqetësimin tim dhe nuk e largoi durimin tim kur isha i tmerruar. Humbësi i vërtetë është ai që humb shpërblimin e tij të madh.

I kritikuari është ai që dëshpërohet mbi dhimbjen e fatkeqësisë. Një nga vëllezërit u habit me durimin tim, kur ai erdhi për të më ngushëlluar dhe të më këshillojë që të durojë. Ai tha: ”Një ditë pas fatkeqësisë kalova pranë teje kur ti ishe duke i dhënë mësim një grup njerëzve. Unë u habita me aftësinë tuaj për të dhënë mësim në atë moment.” Unë i thashë atij se dëshpërimi nuk ta kthen atë që ka humbur dhe se të qarët nuk i sjell dobi fare muslimanit. Pasi, megjithatë është kështu, atëherë është më me vend për të mençurit dhe fetarët që të durojnë.”

Shpërndaje: