Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

30.I mençuri dhe zemërimi

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Transmeton Xhabir bin AbdiLah -radijAllahu anhu- se një burrë erdhi tek profeti dhe i tha: “O i dërguari i Allahut, më mëso diçka me të cilën do të hyjë në xhenet, por diçka të shkurtër në mënyrë që ta mbaj në mend.”

Ai i tha:

“Mos u zemëro.”

2 – Njerëzit më të mençur dhe më të përgatiturit në përgjigjet e tyre janë ata që nuk zemërohen.

3 – Zemërimi i shpejtë është më i dëmshëm për të mençurin sesa zjarri për barin e thatë, ngase ai që zemërohet mençuria i largohet dhe thotë e vepron gjëra duke qenë i ndikuar nga epshi.

4 – Vuhejb ka thënë:

“Në Inxhil shkruan: “O biri i Ademit, më kujto Mua kur zemërohesh dhe Unë do të kujtoj ty kur zemërohem.”

5 – Zemërimi i shpejt është prej tipareve të budallenjve. Ndërsa mungesa e tij është prej tipareve të njerëzve të mençur.

6 – Zemërimi të bën që të veprosh vepra për të cilat nesër do të ndjesh keqardhje. Korrigjimi i gjërave është më i lehtë para zemërimit sesa pas.

7 – Bekar bin Muhammed ka thënë:

Ibn Aun nuk e kishte zakon të zemërohej. Nëse dikush e zemëronte, ai i thoshte atij: “Allahu të bekoftë!”

8 – Ebu Se’id ka thënë:

“Kur Aun bin AbdiLah bin ‘Utbeh zemërohej në ndonjë prej robërve të tij, e kishte zakon t’i thoshte: “Ti i përngjan shumë pronarit tënd (d.m.th. Aunit)! Ti më kundërshton mua, dhe unë e kundërshtoj Allahun.” E nëse ndodhte që ta zemëronte edhe më shumë, thoshte: “Ti je i lirë për hir të Allahut (e lironte nga robëria).”

9 – Atëherë kur i mençuri sheh diçka që urren është i detyruar të mendoj se sa shpesh bën mëkate ndaj Zotit ndërsa Ai është i Butë ndaj tij! Atëherë zemërimi do t’i kaloj dhe nuk do të bëjë ndonjë vepër që njerëzit e mençur nuk e bëjnë. Përveç kësaj do të ketë edhe shpërblim te Allahu si rezultat i braktisjes së këtij tipari.

10 – Nëse dëmi i vetëm i zemërimit do të ishte se njerëzit e mençur nuk ia marrin fjalën të zemëruarit do të ishte e mjaftueshme për njeriun që t’i shmanget zemërimit në çdo mënyrë të mundshme.

11 – Asnjë dijetarë nuk justifikon atë që e bën divorc gruan e tij ose atë që e liron robin e tij kur është i zemëruar. Kurse në të njëjtën kohë këta dijetarë e justifikojnë atë që e bën divorc gruan e tij ose atë që e liron robin e tij si rezultat i gjendjes së dehur.

12 – Krijimtaria e njeriut është e përbërë nga zemërimi dhe butësia në të njëjtën kohë. Kushdo që zemërohet dhe bëhet i butë në të njëjtën vepër nuk ka bërë asgjë të keqe përderisa zemërimi nuk e shtynë që të bëjë apo të thotë diçka të urryer. Megjithatë, është më e lavdërueshme të shmangurit zemërimin në çfarëdo gjendje.

13 – Abdul-Melik bin Meruani ka thënë:

“Ai i cili nuk zemërohet nuk mund të jetë i butë sepse butësia e njeriut vërehet vetëm atëherë kur ai zemërohet.”

Shpërndaje: