Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

59.Askush nuk beson se statujat krijojnë

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Shpjegimi

Nëse ata që bëjnë idhujtari, të thonë ty se idhujtari do të thotë adhurimi i statujave, diçka që ata nuk e bëjnë, atyre u shtrohen dy pyetje:

E para: Çfarë do të thotë adhurimi i statujave? A mendoni se adhuruesit e tyre besojnë se ato krijojnë, sjellin furnizim dhe kontrollojnë rendin e krijesave dhe atyre që u luten? Nëse ai e pohon këtë, atëherë Kurani e përgënjeshtron atë.

Shpërndaje: