Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

59.I mençuri dhe qëndrimi ndaj kësaj jete

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – I dërguari i Allahut   ka thënë:

”Kush nga ju gdhihet i sigurt në familjen e tij, i shëndetshëm në trupin e tij dhe posedon furnizim të mjaftueshëm për atë ditë është sikurse t’i jetë dhënë e tërë bota.” Transmeton Tirmidhi 2346.

2 – I mençuri është i obliguar që të mos lejoj të mashtrohet nga kjo jetë dhe nga bukuria e saj kështu që të preokupohet me të në vend të jetës së përjetshme. Duhet ta konsiderojnë këtë jetë ashtu sikurse e konsideron Allahu atë. Kjo shpie në mënyrë të pashmangshme në një fund. Ndërtesat e saj do të shkatërrohen dhe banorët e saj do të vdesin. Kopshtet e saj do të shuhen, gjelbërimi i saj do të ikë.

3 – Nuk mbetet udhëheqës tiran dhe imponues apo varfanjak i poshtëruar vetëm se që të gjithë do të pinë nga kupa e vdekjes. Pastaj dërgohen te ajo tokë ku do të kalben derisa të zhduken. Pastaj toka dhe çdo gjë që është në të mbetet vetëm e Atij që e di të fshehtën.

4 – I mençuri nuk duhet të rri duarkryq në një botë të tillë si kjo. Nuk duhet të ndjehet i qetë në një botë si kjo. Atë është duke e pritur atë që syri kurrë nuk e ka parë, veshi kurrë nuk e ka dëgjuar dhe zemra kurrë nuk e ka imagjinuar.

5 – Kjo jetë është një det i bollshëm. Njerëzit notojnë në valët e tij. Ditët japin shembuj për njerëzit. Çdo gjë që po shkon drejt fundit të saj ta kujton atë. Ai që merr tre gjëra nga kjo jetë ka marrë të gjitha; sigurinë, jetesën dhe shëndetin. Vetëm i mashtruari gënjehet nga ndonjë gjë në këtë jetë.

6 – I mençuri e di se ajo që nuk i është lënë të tjerëve nuk i lihet as atij dhe e di se ajo që i është marrë të tjerëve do t’i merret edhe atij.

7 – Ai që dëshiron të jetë i lirë duhet të qëndrojnë larg epsheve edhe pse dëfrehet prej tyre. Çdo gjë dëfryese nuk është e mirë, por çdo gjë e dobishme është dëfryese. Të gjitha epshet bëhen të mërzitshme pas një kohe. Përjashtimi i vetëm janë fitimet dhe fitimi më i madh është xheneti, dhe që të mos kesh nevojë për askënd tjetër përveç Allahut.

8 – Ma’n bin Aun ka thënë:

”Sa shumë njerëz fillojnë ditën pa e përfunduar atë? Sa shumë njerëz e presin të nesërmen pa e përjetuar atë? Nëse shikoni shpërblimin dhe rrugën drejt tij do të urreni planet për të ardhshmen.”

9 – Ajo që e bën njeriun e mençur ta konsiderojë këtë jetë ashtu siç duhet është të mos mbështetet në të dhe në vend të kësaj të bëjë atë që mundet për të arritur jetën e përjetshme dhe lumturinë e qëndrueshme. Nuk duhet të ketë plane afatgjata për të ardhmen. Duhet të mendoj se mund të vdes në çdo kohë.

10 – I mençuri nuk duhet të ketë plane për të ardhshmen. Në vend të kësaj duhet gjithmonë t’i ketë parasysh popujt e mëparshëm të cilët kanë jetuar. Gjurmët e tyre janë zhdukur. Lajmi i tyre ka pushuar. E vetmja gjë që mbetet prej tyre është emri i tyre. E vetmja gjë që ka mbetur nga shtëpitë e tyre janë vizatimet e tyre. I pa të meta është Ai që ka mundësinë që t’i ringjallë ata dhe t’i mbledhë për shpërblimin dhe ndëshkimin.

Shpërndaje: