Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

80.Zgjatja e sexhdes

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 128-129

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Profeti e  zgjaste sexhden e tij gati sa rukunë, dhe nganjëherë ai e bënte tejet të gjatë. Ndonjëherë mund të ndodhte që ai vërtetë e zgjate sexhden shumë. Një sahabi -radijAllahu anh- ka thënë:

”Në lidhje me namazin gjatë ditës, i dërguari i Allahut doli duke bartur Hasanin apo Husejnin. Profeti qëndroi para dhe e vendosi atë afër këmbës së tij të djathtë. Pastaj bëri tekbir dhe filloi namazin. Pastaj kaloi një kohë të gjatë në sexhde, unë ngrita kokën dhe e pashë djaloshin mbi kurrizin e të dërguarit të Allahut . Unë u ktheva në sexhde. Kur i dërguari i Allahut e kreu namazin njerëzit thanë:

”O i dërguari i Allahut! Kalove një kohë të gjatë në sexhde sa që ne menduam se diçka kishte ndodhur ose se po të zbriste shpallje.”

Ai tha: ”Nuk ndodhi asnjëra. Ky nipi im u ul mbi kurrizin tim dhe unë nuk desha shpejtoja derisa të mbaronte së dëshirën e tij.”1

Në një hadith tjetër ai thotë:

”Kur ai falej, Hasani dhe Husejni filluan të hipin mbi kurrizin e tij. Kur njerëzit dëshiruan që t’i ndalojnë ata, ai ua bëri me shenjë atyre që t’i lënë fëmijët të lozin. Pas namazit ai i uli ata në gjunjët e tij dhe tha:

”Kushdo që më do mua, duhet t’i dojë edhe këta dy.”2


1 Nesai, Ibn Asakir (4/257 / 1-2) dhe Hakimi i cili e konsideroi hadithin autentik dhe Dhehebi u pajtua me këtë.

2 Ibn Khuzejmeh në “Es-Sahih (887)” me një zinxhir të mirë transmetimi nga Ibn Mesudi. Bejhaki (2/263) e ka transmetuar këtë hadith pa përmendur sahabiun në zinxhirin e hadithit. Ibn Khuzejmeh e përmendi hadithin nën titullin:

”Kapitulli: Dëshmia se bërja e ndonjë gjesti gjatë namazit nuk e prish namazin.”

Ky është një kuptim të cilën Hanefit e ndalojnë. Ka disa hadithe të ngjashme të transmetuara ndër të tjera nga Bukhari dhe Muslimi.

Shpërndaje: