Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 13-14
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ehl-us-Sunneti gjithashtu besojnë në të dërguarit dhe se Allahu u ka dërguar njerëzve të dërguar. I dërguari i parë ishte Nuhu ﷺ. Edhe Ademi ﷺ ishte i dërguar; ai iu dërgua familjes së tij. I dërguari i fundit ishte Muhammedi ﷺ. Të gjithë ishin të dërguar të vërtetë. Të gjithë kumtuan shpalljen e Zotit të tyre. Të gjithë u dërguan për t’i urdhëruar njerëzit që të adhurojnë vetëm Allahun dhe t’i binden Atij dhe për të paralajmëruar kundër idhujtarisë dhe mëkateve. Të gjithë e bënë këtë nga Ademi tek Muhammedi ﷺ.
Nuhu ﷺ quhet i dërguari i parë sepse ai ishte i dërguari i parë që iu dërgua njerëzve pasi ata kishin rënë në idhujtari. Para kësaj njerëzit e pasonin Sheriatin e Ademit ﷺ dhe e adhuronin vetëm Allahun. Idhujtaria zuri vend në umetin e Nuhut ﷺ pasi që ata kishin adhuruar personat Uad, Suua, Jaguth, Ja’uk dhe Nasr. Si rezultat i kësaj, Allahu dërgoi Nuhun ﷺ tek ata që t’i urdhëroj që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe t’i paralajmërojë nga dënimi i Allahut. Kur ata ngulën këmbë, duke injoruar urdhrin, Allahu i mbyti ata me përmbytje.