Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fet’h Rabb-il-Barijjeh bi Talkhis-ul-Hamauijjeh
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Disa njerëz të mëvonshëm thonë se: “Metodologjia e selefëve në lidhje me cilësitë e Allahut është që të lexohen vetëm tekstualisht (fjalë për fjalë) por duke besuar se nuk është për qëllim kuptimi tekstual.” Kjo fjalë në këtë mënyrë është e diskutueshme. Për shkak se fjala “teksktualisht” është e përgjithshme dhe ka nevojë të detajohet:
Nëse me fjalën “tekstulisht” ata nënkuptojnë atë që është e dukshme nga tekstet që kanë të bëjnë me cilësitë që i përkasin vetëm Allahut pa krahasime kjo është natyrisht ajo që nënkuptojnë tekstet (në lidhje me cilësitë e Allahut). Ai që thotë të kundërtën dhe beson se nuk është për qëllim kuptimi tekstual, ai është i devijuar, është gënjeshtar dhe gabimtar nëse ia atribuon veten besimit të selefëve.
Nëse me fjalën “tekstualisht” kanë për qëllim atë që disa njerëz kuptojnë nga tesktet e cilësive të Allahut, se Allahu është i ngjashëm me krijesat e Tij atëherë sigurisht që nuk është ky kuptimi tekstual. Është e pamundur që Allahu të ngjajë me krijesat e Tij dhe është e pamundur që Kurani dhe sunneti të përmbajnë diçka të pamundur. Ai që mendon se ky është kuptimi tekstual, duhet ta dijë se ai ka gabuar. Domethënia tekstuale dhe domethënia e shprehjes ka të bëjë me pohimin e cilësive që i përkasin vetëm Allahut.
Përgjatë këtij detajizimi ne u kemi dhënë teksteve atë që u përket si në aspektin tesktual ashtu edhe në atë kuptimor, – dhe Allahu e di më mirë.