Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

6.Mëkatet e dobësojnë zemrën dhe trupin

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: “Ed-Dau ued-Deua”, fq. 66-67
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Mëkatet e dobësojnë zemrën dhe trupin. Sa i përket dobësimit të zemrës, kjo është e qartë, bile vazhdimisht e dobësojnë zemrën saqë ajo vdes plotësisht.

Ndërsa dobësimi i trupit ndodhë për arsye se fuqia e besimtarit gjendet në zemër. Prandaj aq më e fuqishme të jetë zemra e tij, aq më i fuqishëm do të jetë edhe trupi i tij.

Sa i përket mëkatarit, ai edhe pse është me trup të fuqishëm prapë është më i dobëti kur është më e nevojshme, sepse fuqia e tij e tradhëton atëherë kur i nevojitet më së tepërmi. Mendoni për fuqinë fizike të persianëve dhe romakëve dhe se si ajo i tradhëtoi ata kur ajo u nevojitej më së shumti, kur besimtarët i mundën ata me fuqinë e tyre fizike dhe shpirtërore.

Shpërndaje: