Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)
Një përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
52 – Es-Sa’ib bin Jezid ka thënë:
“Erdhi një grup i njerëzve tek Umer bin el-Khatabi (radijAllahu anhu) të cilët thanë: “O prijësi i besimtarëve! Ne e takuam një njeri që bën pyetje rreth interpretimit të Kuranit.” Ai tha: “O Allah, më mundëso që ta takojë atë.” Një ditë, kur Umeri (radijAllahu anhu) u përgatiste mëngjes njerëzve, erdhi një njeri me një çallmë në kokë dhe u ul për të ngrënë. Pasi ai kishte mbaruar së ngrëni, ai tha: “O prijësi i besimtarëve, çfarë thua lidhur me ajetin:
“(Betohem) për erërat që shpërndajnë pluhur! (Për retë) që mbartin peshë të rëndë uji!” 1
Umeri (radijAllahu anhu) tha: “A je ti ai?” Pastaj Umeri u ngritë drejt tij dhe ia hoqi rrobat e tij. Pastaj filloi ta rrah në mënyrë që njeriut i ra çallma e tij. Umari pastaj tha: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Umerit! Po të kisha gjetur kokën tënde të jetë e rruar [2] unë do ta kisha prerë kokën ty. Visheni atë! Vendoseni atë në një deve dhe shkoni me të deri sa të arrini në vendin e tij. Pastaj le të thotë [për veten] “Sabigu kërkoi dije por nuk ia qëlloi.”
Pasi kishte qenë udhëheqës i popullit të tij, ai mbeti në këtë gjendje poshtëruese derisa ai vdiq.”
53 – Nëse një person pyet: “A do të thotë se kushdo që pyet në lidhje me ajetin “(Betohem) për erërat që shpërndajnë pluhur! (Për retë) që mbartin peshë të rëndë uji!” meriton të fshikullohet, të ndëshkohet dhe të bojkotohet?” i thuhet atij:
Umeri (radijAllahu anhu) nuk e fshikulloi atë për shkak të pyetjes që ai e bëri. Kur Umeri mësoi lidhur me pyetjet e tij në lidhje me ajetet më pak të qarta të Kuranit, ai e dinte se ai burrë ishte vënë në sprovë para se ta kishte parë atë. Pra ai ishte preokupuar me diçka që nuk sjellë dobi. Umeri e dinte se ishte më mirë për të që ai të preokupohej me dije që ka të bëjë me gjërat e lejuara dhe ato të ndaluara dhe me Sunnetin e të dërguarit ﷺ. Kur Umeri mësoi se ai ishte preokupuar me pyetje të padobishme, ai iu lut Zotit të tij që t’ia mundësoj që ta takoj atë burrë në mënyrë që ai të mund ta ndëshkojë atë dhe të paralajmërojë ndaj tij. Kjo ishte për shkak se ai ishte një udhëheqës i cili duhet të ketë kontrollin mbi popullin e tij si në këtë çështje ashtu edhe në të gjitha të tjerat. Rrjedhimisht Allahu ia mundësoi që ta takoj atë njeri.
54 – Është transmetuar nga Ali bin Ebi Talibi (radijAllahu anhu) se një ditë ai tha:
“Më pyesni!” Pastaj u ngritë Ibn-ul-Kauua lart dhe tha: “Çka janë ato pika të zeza mbi hënën?” Aliu tha: “Allahu të mallkoftë! Pyet për të mësuar, jo për tu thelluar në gjëra të padobishme! A nuk do të pyesësh për diçka që do të sjell dobi në këtë jetë apo në botën tjetër?”
1 Edh-Dharijat 51:1-2
2 Rruajtja e kokës ishte cilësi e Khauarixhëve në atë kohë.