Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

6.Nuk ka asnjë dëshmi se ai që nuk falet është musliman

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nuk shkruan as në Kuran apo në sunnet se ai që nuk falet nuk është kafir ose se ai është besimtar. Ajo që është përmendur janë tekstet që tregojnë për virtytin dhe shpërblimin e teuhidit dhe shahadetit. Këto tekste janë të kushtëzuara gjë që tregon se teuhidi është i parealizuar me mosfaljen e namazit ose përmenden në raste të veçanta kur njeriu justifikohet për mos faljen e namazit. Ato gjithashtu mund të jenë të përgjithshme. Në këtë rast ato duhet të komentohen nga argumentet që theksojnë se ai që nuk falet është kafir. Argumentet se ai që nuk falet është kafir janë specifike; ajo specifike shkon përpara asaj të përgjithshmes.

Shpërndaje: