Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

6.Obligimet e abdesit

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Esh-Sherh El-Mumtez
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam dhe imam Muhamed bin Abdil-Uehabrahimehullah- ka thënë:

Obligimet e abdesit janë gjashtë:

1 – Fytyra duhet të pastrohet. Këtu përfshihet shpëlarja e gojës dhe shfryrja e hundës. Kufizimi i fytyrës është nga vija e flokëve deri tek mjekra. Gjerësia e saj është nga njëri vesh tek veshi tjetër.

2 – Duart duhet të pastrohen deri te bërrylat duke përfshirë edhe larjen e bërrylave.

3 – Kokës duhet t’i jepet mes’h duke përfshirë edhe veshët.

4 – Këmbët duhet të pastrohen deri mbi kyçe.

5 – Pjesët e trupit duhet të pastrohen sipas renditjes.

6 – Pjesa e trupit duhet të pastrohet para se të thahet pjesa paraprake.

Dëshmi për këtë janë fjalët e Tij -te ala-: 

“O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje.” El-Maideh, 5:6

Argumenti i renditjes është hadithi:

“Fillo me atë që ka filluar Allahu.” 

Transmeton Nesai (2962). Autentik sipas Albanit në ”Tamam-ul-Minnah, fq. 88″.

Argument se pjesa e trupit duhet të pastrohet para tharjes së pjesës paraprake është se profeti ﷺ urdhëroi burrin i cili nuk pastroi një pjesë të këmbës së tij sa madhësia e një monedhe që ta përsërisë abdesin e tij nga fillimi.” 

Transmeton Ebu Daudi (175) dhe Ahmedi (15595). Autentik sipas Albanit në ”Sahih Sunen Ebi Daud (168)”.

Shpjegimi:

Obligimet e abdesit janë gjashtë. Fytyra duhet të pastrohet duke përfshirë gojën dhe futjen dhe shfryrjen e ujit nga hunda, duart lahen duke përfshirë edhe bërrylat, duhet t’i jepet mes’h kokës duke përfshirë edhe veshët, këmbët duhen larë deri mbi kyçe, gjymtyrët duhet të pastrohen me renditje dhe pjesa e trupit duhet të pastrohet para se të thahet pjesa paraprake. Këto janë obligimet e abdesit në përputhje me fjalët e Allahut -xhele ue ala-:

”O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje.”

Fakti që Allahu -subhanehu ue te ala- i ka përmendur ato me renditje bën të detyrueshme marrjen abdes sipas kësaj renditjeje:

“Fillo me atë që ka filluar Allahu.”

Profeti merrte abdes sikurse Allahu e qartësoi abdesin. Prandaj ne jemi të detyruar që të marrim abdes sikurse profeti .

Obligimi i gjashtë është që pjesa e trupit të pastrohet para se të thahet pjesa paraprake. Personi duhet të pastrojë pjesët e trupit një pas tjetrës dhe jo të kalojë kohë e gjatë mes tyre. Ai duhet t’i pastrojë gjitha pjesët e trupit para se të thahen. Argument për këtë është se profeti ﷺ urdhëroi burrin i cili nuk pastroi një pjesë të këmbës së tij sa madhësia e një monedhe që ta përsërisë abdesin e tij nga fillimi. Kjo dëshmon se pjesët e trupit duhet të pastrohen menjëherë njëra pas tjetrës. Ai nuk i tha atij që vetëm të pastrojë pjesën e thatë; ai e urdhëroi që të marrë abdes përsëri dhe që ta përsërisë faljen e namazit. Prandaj pjesa e fundit e trupit duhet të pastrohet para se të thahet ajo paraprake. Pra nëse një person i pastron të gjitha pjesët e trupit dhe vonon pastrimin e këmbës së majtë në mënyrë që pjesët e trupit të thahen, ai duhet ta përsërisë abdesin.

Shpërndaje: