Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 14-15
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
5 – Pra, sulmi i padrejtë dhe terrorist kundër mbretit Abdul-Aziz bin Abdirr-Rrahman el-Fejsal El-Su’udit, është një shembull i terrorit mizor.
Një mëngjes të premtës në vitin 1353, mbreti ishte duke bërë Tauaf-ul-Ifadah rreth Qabes. Ai ishte i shoqëruar nga djali i tij Su’ud bin Abdil-Azizi dhe një turmë e vogël e policëve dhe rojeve. Papritmas iu afrua një tradhëtarë, një mëkatarë, i cili u shfaq nga këndi i Shamit i qabesë, me thikë në dorë. Ai bërtiti parulla të shëmtuara dhe shkoi drejt mbretit. Polici Ahmed bin Musa el-Usejri u përpoq të ndërhynte por tradhëtari arriti ta godas për vdekje. Pastaj mëkatari i devijuar iu hodh një tjetër ushtari dhe e vrau edhe atë. Së fundi një roje nga roja mbretërore e vrau atë. Pastaj u shfaq një tjetër kriminel i cili gjithashtu u vra nga një roje. Kur një sulmues të tretë e goditi paniku dhe u përpoq të ikte, ai u qëllua nga një roje. Mbreti urdhëroi që dyert e xhamisë të mbyllen kështu që ai të mund të përfundojë tavafin e tij. Incidenti nuk u lajmërua në mënyrë që pelegrinët të mos frikësohen dhe të shqetësohen. Kjo mund të ndikonte në pelegrinazhin e tyre në mënyrë negative.
Zemrat e të tre terroristëve ishin plot mllef, urrejtje dhe zili ndaj liderit me të cilin Allahu e kishte ringjallur sunnetin. Dituria ishte ngritur mbi Gadishullin Arabik dhe thirrja për në udhëzim dhe dritë ishte përhapur në të gjithë botën e Allahut. Allahu e falt atë dhe e bëftë të hyjë në xhenet. Zjarri qoftë për armiqtë e fesë së Allahut të cilët gjithmonë kujdesen për të shkaktuar shkatërrime në tokë.