Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

6.Teravitë

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nuk ka asnjë dyshim se teravitë janë një adhurim madhështor dhe i ligjësuar, e cila praktikuesin e saj e sjell më afër Allahut. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) iu priu muslimanëve në taravih gjatë disa netëve. Kur ai filloi të ketë frikë se ajo do të bëhet e detyrueshme për ta, ai braktisi faljen me ta dhe u tha atyre që të falen në shtëpitë e tyre. Pasi profeti (salAllahu alejhi ue selem) kishte vdekur dhe Umeri (radijAllahu anhu) kishte marrë khalifatin pas Ebu Bekrit r(adijAllahu anhu), ai pa se si njerëzit faleshin të shpërndarë në xhami. Disa faleshin vetëm, disa dy e nga dy dhe disa në xhemate më të mëdha. Pastaj ai tha:

“Po të kishim mundësin që ti bashkojmë të gjithë prapa një imami.”

Gjë të cilën ai edhe e bëri. Ai i bashkoi ata pas Ubej bin Kabit. Ai argumentoi veprimin e tij me fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem):

“Ai që agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe shpresë do ti falen mëkatet e tij të kaluara. Ai që falet gjatë netëve të Ramazanit me besim dhe shpresë do ti falen mëkatet e tij të kaluara.” 1

Ai argumentoi gjithashtu me veprimin e profetit (salAllahu alejhi ue selem) gjatë netëve. Ai tha se shpallja kishte mbaruar dhe kështu që nuk kishte asnjë rrezik se kjo vepër do të bëhej e detyrueshme. Pasiqë ata e falën atë në një grup të vetëm në kohën e profetit (salAllahu alejhi ue selem) dhe bënë të njëjtën gjë në kohën e Umerit, dhe kështu kjo ka vazhduar. Hadithet nxisin në këtë. Prandaj, profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha në hadithin autentik:

“Ai që falet me imamin derisa imam të përfundoj shpërblehet sikurse të ishte falur tërë natën.” 2

Transmetuar nga Imam Ahmedi dhe autorët e Sunneneve dhe zinxhirët e tyre janë autentike.

Kjo dëshmon se është e ligjësuar për të falur taravit me xhemat gjatë Ramazanit dhe kjo është Sunneti i të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) dhe i khalifëve të tij drejtë. Që muslimanët të bashkohen në këto netë madhështore për të kryer vepra të mira, për të dëgjuar Librin e Allahut dhe eventualisht për të dëgjuar ndonjë qortim dhe përkujtim të cilat sjellin dobi madhështore.

Prej gjykimeve të cilat mund të jenë të paqarta për disa njerëz është se ata mendojnë se teravit nuk mund të falen më pak se njëzet rekate, ndërsa të tjerët mendojnë se teravit nuk mund të falen më shumë se njëmbëdhjetë ose trembëdhjetë rekate. Të gjitha këto mendime janë të parëndësishme. Në fakt, ato janë të gabuara dhe janë në kundërshtim me argumentet. Argumentet autentike prej të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dëshmojnë se namazi i natës mund të falet më shumë se kaq. Nuk ka asnjë kufizim që nuk mund të tejkalohet. Në të vërtetë është konfirmuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) se ai falte njëmbëdhjetë rekate, trembëdhjetë rekate dhe më pak se kaq gjatë Ramazanit dhe jashtë tij.

Kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) është pyetur në lidhje me namazin e natës, ai tha:

“Namazi i natës është dy nga dy. Nëse ndonjë prej jush ka frikë agimin, ai duhet ta fale një rekat (vitrin) me të cilin e përmbyll namazin që ka falur.” 3

Ka konsensus në lidhje me vërtetësinë e këtij hadithi.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk caktoi asnjë numër specifik gjatë Ramazanit apo jashtë tij. Prandaj, mund të ndodhte që sahabët në kohën e Umerit (radijAllahu anhu) falnin njëzet rekate dhe ndonjëherë ata i falnin njëmbëdhjetë rekate. E gjithë kjo është konfirmuar nga Umeri (radijAllahu anhu) dhe nga sahabët e kohës së tij.

Disa prej Selefëve falnin tridhjetë rekate gjatë Ramazanit dhe e përfundonin me tre rekate Vitr. Të tjerë falnin dyzet rekate. Këtë e përmendi Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh Allahu e mëshiroftë dhe të tjerë dijetarë prej tyre. Gjithashtu, ai përmendi se çështja është e gjërë dhe se namazi mund të falet në mënyra të ndryshme. Ai tha se është më
mirë të zgjatet leximi, rukuja dhe sexhdja, si dhe të pakësohen rekatet. Ndërsa për atë që lexon më pak dhe e bën rukun dhe sexhden më të shkurtër, për të është më mirë të falë më shumë rekate.

Ai që dëshiron të falë njëzet rekate mund ta bëjë këtë. Ai që dëshiron të falë dhjetë rekate dhe ta përfundojë me tre rekate Vitr mund ta bëjë këtë. Ai që dëshiron të falë tetë rekate dhe ta përfundojë me tre rekate Vitr mund ta bëjë këtë. Nuk ka dëm në qoftëse dikush do të falë më shumë ose më pak se kaq. Ndërsa gjëja më e mirë është të veprohet atë që profeti (salAllahu alejhi ue selem) e kishte zakon ta bënte. Ai e kishte zakon të falte tetë rekate dhe jepte selam pas çdo dy rekateve dhe e përfundonte me Vitr me tre rekate. Ai falej me koncentrim, rehati dhe një lexim të Kuranit të qetë. Kjo është konfirmuar nga Buhari dhe Muslimi nga Aishja (radijAllahu anha) e cila tha:

“I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) nuk e kishte zakon të falte më shumë se njëmbëdhjetë rekate, qoftë gjatë Ramazanit apo jashtë tij. Ai i falte katër, por mos pyet se sa të bukra dhe të gjatë ato ishin. Pastaj ai falte përsëri katër, por mos pyet se sa të shkëlqyeshme dhe të bukra ato ishin. Pastaj ai falte tre.” 4

Përveç kësaj transmeton Bukhari dhe Muslimi nëpërmjet saj (radijAllahu anha) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) falte gjatë natës njëmbëdhjetë rekate me selam pas çdo dy rekateve dhe përfundonte vitrin me një rekat5.

Ësthë konfirmuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) gjithashtu fali namazin e natës me më pak rekate se kaq. Në mënyrë të ngjashme është konfirmuar se ai nganjëherë falte trembëdhjetë rekate me selam pas çdo dy rekateve. Këto hadithe autentike nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dëshmojnë se namazi i natës mund falet në disa mënyra, dhe elhamdulilah. Nuk ka asnjë kufizim se çfarë nuk është e lejuar. Kjo i takon mirësive të Allahut, mëshirës dhe lehtësimeve për robërit e Tij dhe kjo përfshinë Ramazanin dhe jashtë tij.

Për atë që falet pas imamit nuk është e mirë që ta lerë namazin para se të përfundoj imami namazin e tij. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ai që falet me imamin derisa ai të përfundojë shpërblehet sikurse të ishte falur tërë natën.” 6

Në një formulim tjetër thuhet:

“Ai që falet me imamin derisa të përfundojë shpërblehet sikurse të kishte falur edhe pjesën tjetër të natës.”

Gjëja më e mirë për atë që falet pas imamit është që të mos braktis namazin derisa imami të mbaroj namazin e tij pavarësisht nëse ai fal njëmbëdhjetë, trembëdhjetë, njëzet, apo një numër tjetër rekatesh.

Gjatë namazit të teravive dhe gjatë namazeve të detyrueshme imami duhet të sigurhet që ti ketë parasysh të dobëtit në mesin e të moshuarve dhe të tjerët. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ata që u prijnë njerëzve në namaz, atëherë le t’ua lehtësojë atyre sepse në mesin e tyre ka të sëmurë, të dobët dhe të atillë që kanë nevoja.” Bukhari (90) dhe Muslimi (466).

Imami duhet të kujdeset për namazlitë që falen pas tij dhe të jetë i butë me ta gjatë netëve të Ramazanit dhe sidomos dhjetë netët e fundit. Njerëzit nuk janë të njejtë. Ata ndryshojnë. Imami duhet ti shikojë nevojat e tyre dhe ti inkurajojë ata që të vijnë dhe të marrin pjesë.

Nëse ai e zgjatë namazin ata do të shqetësohen dhe do të irritohen nga të vazhduarit më tutje në namaz. Prandaj ai duhet ti inkurajojë ata që të marrin pjesë dhe ti motivojë ata për namaz edhe nëse ai do të jetë i shkurtër. Një namaz i shkurtër ku njerëzit janë të përqendruar dhe të qetë është më i mirë se sa një namaz në të cilin njerëzve u mungon përqendrimi dhe në vend të kësaj ata mërziten dhe bëhen të ngathët.

Duhet mbajtur në mend se është obligim për muslimanin që të falë namazin e natës në Ramazan dhe të gjitha namazet e tjera me koncentrim dhe rehati dhe qetësi kur është në këmbë, i ulur, në ruku, në sexhde dhe në leximin e Kuranit. Ai nuk duhet të nxitohet. Shpirti i namazit qëndron në kryerjen e tij me shpirt me mendje dhe koncentrim. Ai duhet të kryhet ashtu sikurse Allahu e ka urdhëruar atë me sinqeritet, besueshmëri, shpresë, frikë dhe koncentrim. Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:

قد أفلح المؤمنونالذين هم في صلاتهم خاشعون

“Me të vërtetë, shpëtuan besimtarët, të cilët, në namazin e tyre janë të përulur.” El-Mu’minun 23:1-2

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Lumturia ime gjendet në namaz.” 8

Ai (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kur të falesh duhet të marrësh abdes si duhet. Pastaj drejtohesh drejt Kiblës dhe thua “Allahu Ekber”. Pastaj lexon atë që e gjen të lehtë nga Kurani. Pastaj bënë ruku derisa të jesh i qetë në të. Pastaj ngrihesh lart. Pastaj zbretë në sexhde derisa të jesh i qetë në të. Pastaj ulesh derisa të ulesh i qetë. Pastaj zbretë në sexhde derisa të jesh i qetë në të. Pastaj bënë kështu në pjesën tjetër të namazit tënd.” 9

Shumë njerëz falen gjatë Ramazanit pa kuptuar se çfarë ata janë duke lexuar apo pa arritur qetësinë. Ata çukitin në namaz. Kjo nuk është e lejuar. Kjo në fakt është mëkat. Namazi nuk është i vlefshëm në këtë mënyrë. Qetësia është një shtyllë e namazit që duhet të jetë prezente në të. Kjo është vërtetuar nga hadithi paraprak. Është e detyrueshme që të jemi të kujdesshëm në lidhje me të. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Vjedhësi më i keq është ai që vjedh nga namazi i tij.” Ai u pyet: “O i dërguari i Allahut! Si vjedh ai nga namazi i tij?” Ai u përgjigj: “Ai nuk e plotëson rukunë e tij dhe sexhden e tij.” 10

Është konfirmuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) urdhëroi personin i cili çukiti në namaz ta përsëris namazin.

O muslimanë! Nderone namazin dhe fale atë sikurse Allahu e ka ligjësuar atë. Shfrytëzojeni këtë muaj madhështor. Shenjtëroje atë, Allahu ju mëshiroftë, me të gjitha format e mundshme të adhurimit dhe mënyrat që ju sjellin më afër Allahut. Nxitoni në bindje. Ramazani është një muaj madhështorë që Allahu e ka bërë për robërit e Tij fushë garimi. Në të ata konkurrojnë në bindje dhe vepra të mira.

Qëndroni larg nga të gjitha ato që Allahu dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) i kanë ndaluar. Binduni Atij vazhdimisht gjatë Ramazanit dhe jashtë tij. Këshilloni njëri-tjetrin që të urdhëroni të mirën dhe ndaloni nga e keqja, dhe të thërrisni në çdo mirësi në mënyrë që të fitoni xhenetin, lumturin, nderimin dhe shpëtimin në të dy jetët.

Lusim Allahun që të na mbrojë ne, ju dhe të gjithë muslimanët e tjerë nga e gjithë ajo që shkaktohen zemërimin e Tij dhe që Ai ta pranoj agjërimin dhe namazin e natës e të gjithëve, ti përmirësoj sundimtarët muslimanë dhe të mbështes fenë e Tij nëpërmjet tyre dhe ti shkatërrojë armiqtë e Tij nëpërmjet tyre dhe ti bëj të gjithë që ta kuptojnë fenë dhe të kapen për të me qëndrueshmëri dhe të gjykojnë dhe të gjykohen me të në të gjitha çështjet. Ai është sigurisht në gjendje të bëjë gjithçka.

Allahu e nderoftë. Salavatet, selamet dhe bekimet e Allahut qofshin me pejgamberin tonë Muhamedin, me familjen dhe shokët e tij në përgjithësi.


1 Buhari (1901) dhe (2014) dhe Muslimi (670).

2 Tirmidhi (806) dhe Nessai (1605). Autentik sipas Imam Albanit në ”Irua-ul-Ghalil” (447).

3 Buhari (991) dhe Muslim (749).

4 Buhari (1147) dhe Muslim (738).

5 Muslim (736).

6 Tirmidhi (806) dhe Nessai (1605). Autentik sipas Imam Albanit në ”Irua-ul-Ghalil” (447).

7 Buhari (90) dhe Muslimi (466).

8 Nesai (3939), Ahmedi (12315) dhe të tjerët. Autentik sipas Imam Albanit në ”Sahih-ul-Xhemi´” (3124).

9 Buhari (6251) dhe Muslimi (397).

10 Ahmed (11549), Darimi (1328) dhe të tjerët. Autentik sipas Imam Albanit në ”Sahih-ul-Xhemi” (986).

Shpërndaje: